Telebingo Shqiptare / Shorti 16 Korrik 2017

July 17, 2017 09:17

Telebingo Shqiptare / Shorti 16 Korrik 2017

 

Tirana e Shkodra ndajnë çmimin e madh, secili fitues merr 474,675 lekë 

Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Beratit. Rafaela ishte fituesja e parë e lojës telefonike që ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Volkswagen Up”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Rafaela ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh.

Një tjetër fitues në kryeqytet i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar shumën prej 15,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë, edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Më së miri, fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës, sërish në kryeqytet. Duke përfituar edhe nga shansi i dhënë “2 herë fat”, Xhevati ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 70,000 lekë.

Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fitueseje në kryeqytet, e cila ka siguruar shumën prej 35,000 lekësh. Loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe është ndalur me tej në qytetin e Fierit, duke përzgjedhur Afërditën si fituese të radhës.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Afërdita ka fituar nga loja më popullore e fatit në vend, shumën prej 35,000 lekësh.

Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 949,350 lekë.

Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shortit e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve një në kryeqytet, ndërsa çmimi tjetër është fituar në qytetin e Shkodrës.

Secili prej fituesve do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën pre 474,675 lekësh. Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 13450 lojtarë të tjerë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 375 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 755 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë kontrabiletat e zgjedhura rresht njëra pas tjetrës, të cilët kanë siguruar nga Telebingo shumën prej 10,000 lekësh.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

July 17, 2017 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*