Telebingo-Shqiptare / Shorti 18 qershor 2017

June 19, 2017 09:22

Telebingo-Shqiptare / Shorti 18 qershor 2017

 

Çmimi i madh shkon në Fier, fituesi merr 1,336,100 lekë

Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, ndërmjet tyre edhe çmimin e madh të javës, që kësaj here është ndalur në qytetin e Fierit.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen rastësore të kontrabiletave në lojën telefonike, e cila ka shëtitur në shumë qytete të vendit, duke zgjeruar edhe më shumë larmishmërinë gjeografike të fituesve.

Përzgjedhja e kontrabiletave, ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike Anetën në qytetin e Durrësit, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh.

Loja telefonike është ndalur më pas në kryeqytet, ku Fatmira ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të preferuara, makina “Volkswagen Up”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, Fatmira ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.

Loja me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe është ndalur më tej edhe në qytetin e Shkodrës, duke shpallur Melisën si fitues të 35,000 lekëve.

Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Hyrijes në qytetin e Shkodrës, e cila në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shansin e dhënë “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar kështu në total nga Telebingo Shqiptare plot 70,000 lekë.

Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën pasardhëse, ku me përzgjedhjen e bërë Adela në qytetin e Korçës i është gëzuar shumës prej 15,000 lekësh, si dhe dy orë të ofruara si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,336,100 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh shkon në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 11120 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 154 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 2,600 lekë.

Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

June 19, 2017 09:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim