Telebingo Shqiptare / Shorti 3 Dhjetor 2017

December 4, 2017 09:48

Telebingo Shqiptare / Shorti 3 Dhjetor 2017

 

Çmimi i madh shkon në Laç, fituesi merr 1,203,000 lekë  

Me mijëra ishin edhe të përzgjedhurit si fitues të shorteut të ditës së djeshme. Ndarja e çmimeve dhe dhuratave ka nisur me të përzgjedhurit në lojën telefonike, e cila ka mbërritur edhe kësaj here në shumë prej qyteteve të vendit. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Nurien në qytetin e Durrësit.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh. Loja është ndalur më tej në qytetin e Korçës, duke shpallur si fitues të radhës Aldon. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej makina, Aldo duke shfrytëzuar edhe shansin e dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, i është gëzuar shumës prej 100,000 lekësh.

Xhevati në kryeqytet ishte një tjetër fitues që ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Më pas loja është ndalur në qytetin e Vlorës, ku fituesi i përzgjedhur ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh.

Fati i ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurit të radhës. Samiu në kryeqytet, teksa ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ka goditur në shenjë një nga çmimet e mëdha, duke u bërë kështu fitues i plot 115,000 lekëve. Po ashtu, mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, ka arritur në vlerën e 1,203,000 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë çuar çmimin e madh të javës në qytetin e Laçit ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 13458 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 238 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 1,575 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Konkretisht, bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

December 4, 2017 09:48
Komento

2 Komente

  1. Pensionisti December 5, 15:17

    Ky si mashkull,qe eshte futur midis ketyre femrave gjysem te zbuluara , duhet te vuaje shume nga stresi ose do te jete bere edhe ai si keto gjysem te zbuluarat ,por i veshur me pantallona ! Mos e lini te vuaje me gjate kete njeri , ndihmojeni dhe largojeni prej andej!

    Reply to this comment
  2. Pensionisti December 5, 15:19

    Ky si mashkull,qe eshte futur midis ketyre femrave gjysem te zbuluara , duhet te vuaje shume nga stresi ose do te jete bere edhe ai si keto gjysem te zbuluarat ,por i veshur me pantallona ! Mos e lini te vuaje me gjate kete njeri , ndihmojeni dhe largojeni prej andej , sa me shpejt , sa pa ndodhur ndonje “tragjedi”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*