Telebingo Shqiptare: Ja fituesit, Tirana dhe Vlora ndajnë çmimin e madh

March 5, 2018 11:02

Telebingo Shqiptare: Ja fituesit, Tirana dhe Vlora ndajnë çmimin e madh

 

Mijëra familje shqiptare kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit nëvend, Telebingo Shqiptare.

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës,Sabitin në qytetin e Elbasanit, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar nga Telebingo shumën prej 35,000 lekësh.

Më tej, përzgjedhja e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike nëqytetin e Pogradecit, ku Dea ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe.

Pavarësisht dëshirës për të gjetur se nëcilin prej tyre fshihej makina “Hyundai”, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara në fund të lojës, ajo i është gëzuar shumës prej 50,000 lekësh. Odisea në Tiranë, ishte një tjetër fitues i përzgjedhur që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 25,000 lekësh. Jola në kryeqytet ishte fituesja e radhës që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, “Hyundai”.

Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë zarf, ajo i është gëzuar shumës prej 20,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe dy orë, të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Bedia në Bulqizë ishte fituesja e fundit i lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar shumën prej 40,000 lekësh.

Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1,481,500 lekë. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve, përkatëiht në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës.

Secili prej dy fituesve të çmimit të madh siguron shumën prej 740,750 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 20554 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 424 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1,315 lekë.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që në kontrabiletat e tyre kanë të përcaktuar numrin0, si numër fati të javës. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

DITA

March 5, 2018 11:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*