Telebingo Shqiptare, 3 fitues ndajnë çmimin e madh 1,305,450 lekë

June 10, 2019 04:25

Telebingo Shqiptare, 3 fitues ndajnë çmimin e madh 1,305,450 lekë

Zgjerohet edhe më shumë lista e fituesve të përzgjedhur në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Në shorteun e ditës së djeshme, Telebingo ka shpërblyer me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra familje të përzgjedhura si fituese të lojës telefonike, teksa me mijëra të tjera u janë gëzuar shumave të fituara me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili kësaj here është ndarë ndërmjet tre fituesve në Fier, Durrës, dhe Fushë Krujë.

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave Joana në kryeqytet është shpallur si fituese e  parë e lojës telefonike. Në betejën me zarfet, ajo është shpallur fituese e shumës prej 85,000 lekësh. Ndërsa më tej, Besjana po në kryeqytet ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh.

Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Zanën, e cila i është gëzuar shumës prej 65,000 lekësh që qëndronte e fshehur në dy zarfet e saj më të preferuara. Osmani ka vijuar të luajë më tej me Telebingo Shqiptare, ku me mbajtjen e dy zarfeve ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 95,000 lekësh.

Emocione të shumta kanë dhuruar edhe 10 fituesit e çmimit tradicional të javës së shkuar, të cilët kanë luajtur edhe me ruletën e fatit për të siguruar dy çmimet e tjera të mëdha nga 100,000 lekë. Ndërkohë që 8 fituesit e tjerë, përveç shumës prej 20,000 lekësh kanë siguruar edhe çmimet e fituara në lojën e ruletës.

Konkretisht, nga loja e ruletës së fatit, Flutura ka siguruar 27,000 lekë, Rajmonda 23,000 lekë, Lefteria 24,000 lekë, Lorenci 101,000 lekë, Jovani 24,000 lekë, Edlira 25,000 lekë, Eduarti 24,000 lekë, Orioni 23,000 lekë, Vladimiri 25,000 lekë, si dhe Admiri 101,000 lekë. Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,305,450 lekëve ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend.

Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet tre fituesve, ku secili prej tyre përfiton shumën prej 435,150 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 19661 lojtarë, ndërsa 412 të tjerë janë shpallur fitues të serisë me dy linja. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit tradicional të javës prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish për të fituar dy çmimet prej 100,000 lekësh gjatë shortit të fundjavës.

Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.  Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

 

 

June 10, 2019 04:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*