Telebingo Shqiptare vendos t’i ndërtojë shtëpinë nënë Sabries në Thumanë

December 1, 2019 19:59

Telebingo Shqiptare vendos t’i ndërtojë shtëpinë nënë Sabries në Thumanë

NJOFTIM I TELEBINGO SHQIPTARE:

Loja telefonike shtyhet për në shorteun e datës 8 dhjetor, ku do të jepet edhe makina e premtuar “Hyundai i20”.

Çmimi i madh dje u fitua në qytetin e Elbasanit

Ndonëse lëkundjet e forta të tërmetit të datës 26 nëntor i dëmtuan tërësisht shtëpinë në Thumanë, nënë Sabria nuk mbetet vetëm.

Telebingo Shqiptare vendos t’i rikthejë shpresën dhe t’i zbusë dhimbjen, duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së saj nga e para, kësaj here më të fortë dhe të sigurt.

Nuk do të mungojë ofrimi i ndihmës edhe për familje të tjera të prekura nga tërmeti që përgjaku vendin, e shkaktoi frikë dhe panik të madh tek të gjithë.

 

Për shkak të ngjarjeve të rënda të shkaktuara nga tërmeti, Telebingo Shqiptare dje ka zhvilluar vetëm shorteun e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Ndërsa të gjitha kontrabiletat e plotësuara nga lojtarët gjatë javës së kaluar do të jenë në lojë në shorteun e radhës, që do të hidhet në datën 8 dhjetor, ku do të jepet edhe çmimi i premtuar për festat e nëntorit, makina “Hyundai i20”, të cilës do t’i bashkohen edhe shumë dhurata e çmime të tjera të mëdha.

Kompania e Telebingos ka vendosur të financojë ndërtimin e shtëpisë së znj. Sabrie Xhxixha në Thumanë, e cila pak vite më parë ka përjetuar edhe një tjetër humbje tragjike, ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.

Ndërsa në shortin e goglave të hedhur gjatë ditës së djeshme është luajtur për shumën prej 1,110,750 lekësh, e cila është fituar nga një familje në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese.

Krahas çmimit të madh, në këtë shorte janë përzgjedhur me mijëra fitues të tjerë, të serisë me një linjë dhe dy linja.

Të dhënat e raportuara tregojnë se 10.591 lojtarë nga qytete të ndryshme të vendit janë shpallur si fitues të serisë me një linjë, për të cilët Telebingo Shqiptare ofron shumën prej 55 lekësh.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 154 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë shumën prej prej 2,720 lekësh.

Gjithashtu, fitues të një bilete për shorteun e radhës, janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e goglave të hedhur gjatë ditës së djeshme nga Telebingo Shqiptare.

December 1, 2019 19:59
Komento

3 Komente

  1. Konti Sbalta December 1, 21:34

    Si eshte e mundur ,qe ne kete gjendje te renduar qe ndodhet vendi, i shkaterruar nga termeti i 26 nendorit dhe Tv nuk jane ndjere per te dhene ndihme financiare si tere popullata e vendit bile edhe te huaj ,krejt te panjohur po japin ndihmesen e tyre vetem tv,nuk u ndihet zeri;Ndoshta quajne ndihme ato bisedat e neveriteshme neper studio qe nuk kane munguar edhe ne keto dite me ngjarje tragjike qe kalon i tere vendi!

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta December 1, 22:22

    E megjithate ,ajo qe eshte shkruar do te lexohet!

    Reply to this comment
  3. Messerschmitt December 2, 08:22

    Kuplarat dhe bordellot shqiptare po vihen ne levizje !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*