Telefonata e sms, burri nga Tirana fiksohet keq pas polices rrugore

June 10, 2017 09:15

Telefonata e sms, burri nga Tirana fiksohet keq pas polices rrugore

Një 35-­vjeçar nga Tirana po hetohet nën akuzën se ka kërcënuar një efektive policie.

Burimet policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ndriçim Boshnjaku, banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka kanosur e shqetësuar nëpërmjet telefonit 25 vjeçaren E.TH., banuese në qytetin e Korçës dhe punonjëse policie në Seksionin e Qarkullimit Rrugor në këtë qytet. Duket se telefonatat dhe mesazhet e vazhdueshme nga 35 vjeçari e kanë shqetësuar policen e re, e cila ka vendosur të marrë një tjetër hap, raporton Report tv.

Ajo ka shkuar pranë komisariatit të Korçës dhe ka bërë denoncimin. Materialet hetimore në ngarkim të Boshnjakut janë referuar në Prokurorinë e Korçës.

June 10, 2017 09:15
Komento

1 Koment

  1. l June 10, 11:30

    Vetem nje i emanget nga trute mund te kercenoje nje uniforme blu a cfardolloj ngjyre qofte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*