Një histori pallati në Bllok dhe telefonata e tensionit mes Berishës e Kadaresë

Aida Nako May 9, 2013 23:59

Një histori pallati në Bllok dhe telefonata e tensionit mes Berishës e Kadaresë

Pak ditë më parë një telefonatë e mbushur me tension është konsumuar mes kryeministrit Berisha dhe shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ka qenë vetë Kadare ai që ka telefonuar Berishën, ku objekt i bisedës mes tyre ka qenë shqetësimi i shkrimtarit në lidhje me një pallat që po ndërtohet dita-ditës fare pranë pallatit ku ai banon dhe që ka nisur tashmë ti zërë të gjithë mundësinë Kadaresë që të shijojë rrezet e Diellit në apartamentin e tij. Mësohet se Berisha i ka thënë shkrimtarit se nuk mund të bënte dot asnjë gjë për të ndalur ndërtimin e këtij pallati pasi si rrallë ka ndodhur ndonjëherë është një vendim i Gjykatës së Strasburgut ai që ka “vulosur” ndërtimin e atij pallati që duket se për shkrimtarin është mbytës. Por Kadare nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga reagimi i kryeministrit dhe ia ka shprehur madje dhe zhgënjimin që kishte pësuar nga përgjigja e Berishës. Pasi është informuar për këtë bisedë mes Kadaresë e Berishës, “DITA” është interesuar dhe ka zbardhur dhe historinë e ndërtimit të këtij pallati.
Ndërtimi
Pallati për të cilin ankohet shkrimtari është duke u lartësuar në shesh-ndërtimin pranë kullës që në Tiranë e cila quhet “Sky Tower”.  Kadare ka një apartament në katin e 5-të të “Sky Tower”. Kulla që po lartohet aktualisht ka arritur deri në katin e 10. Por duket se mes dy pallateve ka pasur një rivalitet të hershëm. Kulla e re që po ndërtohet aktualisht rezulton se ka marrë lejen e ndërtimit dhe atë të zbatimit që në fillim të viteve 2000 dhe pas saj ka marrë lejen dhe kulla e njohur si “Sky Tower”. Por duket se për lejen e parë të dhënë lindën probleme dhe punimet u bllokuan ndërsa punimet për ndërtimin e “Sky Tower” vazhduan normalisht. Pronarët e kullës së parë mu8ndën vetëm të dilnin në themele dhe punimet u ndërprenë dhe ata nisën një rrugë të gjatë ligjore deri në Strasburg, ku gjykata e Strasburgut njohu si të paligjshëm bllokimin e ndërtimit të kësaj kulle dhe detyroi shtetin shqiptar që ose ti paguante 22 milionë euro ndërtuesit ose ta linte të vazhdonte me ndërtimin e kullës. Qeveria, e cila nuk është në ditët më të mira të saj financiare lejoi ndërtimin e kullës. Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë punimet për ndërtimin e kësaj kulle të shumëpërfolur por stë cilës i ka njohur të drejtën Gjykata e Strasburgut, vendim ky që duket se ka acaruar shumë dhe shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Ismail Kadare.

Aida Nako May 9, 2013 23:59
Komento

9 Komente

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete May 10, 01:52

    Ne kete rast SALIU nuk ka faj .

    Reply to this comment
  2. Arbereshi May 10, 03:30

    Sa keq tingellon kjo telefonata intime e Kadarese me kryeministrin per nje ceshtje vulgare te interesit thjesht personal,zenia e diellit ne apartamentin e tij luksoz ne “Sky Tower”!! Por kur ia ditka numurin direkt te telefonit,pse zoti Kadare,qe deklaron se “pergjerohet” per popullin dhe hallet e tij,nuk ia beri nje telefonate zotit Berisha per te nderhyre per zgjidhjen e nje ceshtje jetike per te gjitha ato familje te varfra qe jane hedhur prej ditesh ne greve urie(aty ne ate lagje,prane gjimnazit “Petro Nini Luarasi”) sepse po i hedhin ne rruge te madhe me kuc e me mace! Tek e fundit zoti Ismail Kadare mund t’ia hipe vetures e te hidhet shume shpejt tek Kulla e tij e Madhe e luksoze ne fshatin turistik,ne gjirin e Kavajes ne buze te Adriatikut.Atje,atij dhe zonjes Helena nuk ia pengon askush diellin dhe nuk ia prish asnje njeri qetesine e rehatllekun,ne ate fshat te rrethuar turistik privat, “larg e larg qytetit,rremujes e miletit!”,ndersa grevistet e mjere te urise kalojne diten me diell dhe netet me shi e rrebesh jasht,ne rruge!
    Sa pretencioze tingellon ajo ankesa per zenien e diellit me fatkeqesine e njerezve te mjere! Dikush t’ia kujtoje Kadarese temen e nje libri:”Na hoqen catine!”

    Reply to this comment
  3. kelmendasi May 10, 04:26

    Nuk po e kuptoj ku qendron problemi.Lejen ne vitin 2000 kush ishte ne pushtet me siguri Ps dhe Rama.Gjykata thote eshte bllokuar padrejtesisht.Po tani qeverija duhet te mos zbatoje vendimin e gjykates te Strasburgut apo te bllokoje padrejtesisht dhe te paguaj 22 milon euro.Po te paguej 22 milion euro e sikur dikush ta padise qeverine se pse paguan per nje vendim te pa drejte si shkon puna? Pallati ndertohet se nuk e ndalon njeri se eshte brenda ligjit.Pagesa do te ishte harac per shkelje ligji.Nuk e kuptoj cfare fitohet me kete lajm.Kush eshte fajtor?Berisha jo sigurt.Kush te kete 22 milion euro ta rrezoje pallatin.Perpjekje per propogande kunder Berishes me budallalleqe

    Reply to this comment
    • eri May 10, 10:35

      o kelmendas ne krye te bashkisete tiranes ne vitin 2000 ka qene Albert Brojka jo Edi Rama,informohu ne fillim e mos shkruaj budallalleqe.

      Reply to this comment
  4. Hithri May 10, 05:25

    Prap ky , s’di cfare emri ta therras, (me vine shume peremra ne koke, por po i le t’i marrin njerezit me mend), merr pushtetitn me te larte ne telefon te ankohet per problemet e tij personale, te njejten gje qe ka bere edhe gjate monizmit, dhe njerezit e idealizojne dhe hyjnizojne kete palo burre, e krenohen me te. Ptu, rrace e keqe!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  5. BAY AREA Ca. May 10, 05:44

    I nderuari i MADHI Kadare , ne fillim te viteve ’90, Sali V.P. nuk te lejoji te hyje ne Shqiperi, te quante te arratisur dhe jo Shqiptar. Mos harxho kohen e vlefshme me Bishen Sali, qe po jep shpirt dhe grahmza e fundit e frymes se piset, do t’i dale me allap me 23 Qershor. PS ka premtuar solemnisht dhe publikisht qe kjo kahsapane e medjisit e bere nga Berish Krimineli dhe Lulzimja do te PRISHET, kane leke teper le ti harxhojne, pervec qokes qe i kane bere Saliut e Luzimes me ” + 91 vota ” per tu bere kodoshi i rradhes pasi vrau 4 qytetar me duar ne xhepa ne bulevard. E drejta vonon, por nuk HARON. Tyc & Toc.

    Reply to this comment
  6. lini May 10, 09:14

    Problemi eshte i thjeshte o shkrimtar i madh me mendje femre.Shite apartamentin e bij nje tjeter se deri me tash pazari te ka ecur.Je bere siç citonte L.Alla per Dinamon edhe zotrota “E bene shurren ne Paris e te lag ne Tirane”!

    Reply to this comment
  7. isa May 10, 09:49

    o duka bej edhe ti nje bejte per kete ndodhi,shprehe talentin,mos e lere te iki kot.

    Reply to this comment
  8. Gjoni June 19, 17:01

    Sa keq që Ismaili tash nuk mund t`i drejtohet Nexhmije Hoxhës me ia zgjidhur problemin, siç ia kishte zgjidhur dikur! Pak e çuditshme edhe puna e Saliut, i cili nuk i doli krah edhe këtë herë shkrimtarit që gjithçka dhe gjithkush në këtë botë ia nxë udhën… Më mirë e ka të rrijë atje ku nuk ia nxë diellin kurrkush, po as nuk e vë re fare praninë e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*