Telefonata para tragjedisë, djemtë shqiptarë ishin vonë për punë

August 15, 2018 18:43

Telefonata para tragjedisë, djemtë shqiptarë ishin vonë për punë

 

Telefonuan për të thënë se ishin me vonesë dhe ishin duke shpejtuar për të arritur vendin e punës.

Admir Bokrina 28 vjeç, i njohur edhe si Edi e Marius Djerri, 22 vjeç, të dy shqiptarë me banim në Itali, janë mes viktimave të shembjes së urës “Morandi”.

Të afërm e miq të tyre ishin mbledhur para morgut të spitalit “San Martino”, raportojnë mediat italiane.

“Punonin për një kompani pastrimi dhe ishin drejtuar për në Rapallo. Pak minuta para tragjedisë kanë telefonuar për të lajmëruar për vonesën. Një vonesë për shkak të trafikut që rezultoi fatale”, tha një i afërm i një prej viktimave.

Mariusi ka jetuar në Itali që nga mosha 3-vjeçare.

Ai ishte i apasionuar i futbollit, tifoz i Milanit dhe luante si sulmues te Cornigean Fields.

“Kalonte nga ajo urë çdo ditë dhe tashmë dikush duhet të përgjigjet për këtë tragjedi”, shton i afërmi i Mariusit.

Kurse Admir Bokrina kishte 20 vite që jetonte në Itali pasi i ati kishte emigruar atje e më pas tërhoqi gjithë familjen në Xhenova.

I riu para pak ditësh kishte festuar edhe trevjetorin e martesës.

a.s/dita

August 15, 2018 18:43
Komento

1 Koment

  1. E tmerreshme cfar fatkeqsie per Familjet e dy shqiptareve August 15, 20:22

    Ngushellime te dyja Familjeve
    qe humben njerzit e tyre me te dashur ne ate Fatkeqsi.
    Zori ju dhente force te perballni ate dhimbje …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*