Telegraph: 12 destinacionet me kroçierë, mes tyre edhe Shqipëria

July 26, 2016 11:14

Telegraph: 12 destinacionet me kroçierë, mes tyre edhe Shqipëria

Prestigjiozja britanike Telegraph ka hartuar një listë me 12 destinacionet më të preferuara për kroçierat dhe Shqipëria gjendet mes tyre. Dhe ja se çfarë shkruan:

“Edhe pse mund të keni ndërmarrë udhëtime të panumërta në Europë, nuk është e thënë që ta keni ezauruar plotësisht. Linjat e kroçierave janë duke kërkuar destinacione të reja për ta bërë udhëtimin më tërheqës dhe me më shumë varietet. Nga ana tjetër shumë porte kanë shtuar lehtësitë përtë pritur pasagjerët. Nëse vëretet po mendoni për të ndërmarrë një udhëtim në Mesdhe, qoftë në Egje apo në Adriatik atëherë duhet të mendoni më lokalisht dhe të zgjidhni ture të vogla që organizohen nga kroçiera, si : Silversea, Swan Hellenic, Seabourn dhe Noble Caledonia. Flotat e tyre kompakte janë të afta të futen edhe në porte të vegjël. Megjithatë ka shumë zgjedhje dhe mund të kombinoni një tur interesant që mund të ofrohet edhe nga anijet e mëdha”.

 

Shqipëria

Për herë të parë Telegraph ka përfshirë në listën e destinacioneve të preferuara nga kroçierat edhe Shqipërinë.

Vendi ynë renditet pas Greqisë dhe Kroacisë.

 “ Shqipëria, vetëm së fundmi është hapur për turistët, pasi për shumë kohë ka qenë e rrethuar nga misteri.”

Përtej plazheve të pashkelura dhe të qeta, ngrihen rrënoja të vjetra greko-romake dhe site arkeologjike që nuk i keni ndeshur më parë. Shqipëria gjendet në listën e kroçierave të linjës Seabourn, ndërsa P&O ka deklaruar se do të vazhdojë ta përfshijë këtë vend në listat e saj”, shkruan Telegraph për Shqipërinë.

 Më pas lista vazhdon me destinacionet që mund të përshkohen në Spanjë, itali, Afrikën e Jugut apo në Korsikë.Telegrap shkruan se numri i destinacioneve në Mesdhme vetëm do të rritet dhe kroçierat do të kthehen në zgjedhje tërheqëse.

 Ndërsa sipas të dhënave të portit më të madh në vend, atij të Durrësit deri tani në kalatat e tij janë ankoruar 11 kroçiera, ndërsa deri në muajin nëntor pritet të mbërrijnë edhe 15 kroçera të tjera me turistë nga i gjithë globi./MONITOR

July 26, 2016 11:14
Komento

1 Koment

  1. Muzhaka July 26, 17:58

    Foto shume te bukura.Por kur futesh ne Det ne zonen e Radhimes bije ne fekale.Buze detit bije ere fekale.P.sh.shkoni dhe futuni ne dete pas pistes Denta!!!!!??????.Kontrooe shkojne e vine xhepin e mbushin ashtu si edhe deti mbushet me fekale.Cfar bejne ministrite perkatese dhe pushteti lokal???????!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*