Telegraph: Toni Bler, konsulencë Ramës, pas fitores së pritshme

Redaksia Online May 19, 2013 11:24

Telegraph: Toni Bler, konsulencë Ramës, pas fitores së pritshme

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se ish-kryeministri Toni Bler pritet të jetë këshilltar i Edi Ramës menjëherë për zgjedhjeve, të cilat ky i fundit pritet t’i fitojë. Në një shkrim të gjatë të publikuar në faqen online, “The Telegraph” shkruan se Bler do t’i japë PS-së konsulencën e tij në lidhje me integrimin në Europë dhe implementimin e disa reformave të ngjashme me ato të laburistëve.

“Rama është shumë popullor në Shqipëri dhe sondazhet thonë se ai mund të marrë diku te 49 për qind të votave në shkallë kombëtare”, shkruhet në gazetën britanike.

“The Telegraph” shkruan se Bler ka pasur marrëveshje të tilla edhe në vende si Kazakistani, Kuvajti, Brazili dhe Kolumbia.

Pak ditë më parë, Rama vizitoi Blerin në zyrën e tij, ku më parë janë pritur edhe të tjerë kryetarë shtetesh si Nelson Mandela.

Gazeta shkruan se popullariteti i Toni Bler në Shqipëri është rritur pas luftës së Kosovës. Ai konsiderohet hero në Shqipëri dhe Kosovë, për shkak të rolit pozitiv në favor të shqiptarëve etnikë gjatë luftës së vitit 1999. “Thuhet se qindra fëmijë shqiptarë mbajnë emrin Tonibler në nder të tij” shkruan gazeta.

Marrëveshja për konsulencën është negociuar nga ish-drejtori i komunikimit të Bler, Alastair Campbell, i cili vizitoi Tiranën në shkurt.

Redaksia Online May 19, 2013 11:24
Komento

5 Komente

  1. integrimi May 19, 16:02

    bler ka dhene konsulence nu kuvajt,etj… do ishte me interes te dinim konkretisht natyren dhe detaje te konsulences. bler eshte nje personalitet “no coment”, por pritem shume nga mr. ridge e deri tani dime sa dollare jane paguar, por nuk kemi idene cfare kemi marre ne shkembin. uroj te shkoje mire kete radhe…

    Reply to this comment
  2. keltis May 19, 16:54

    Ish presidenti Sarkozi ka nje kontrate me banken angleze per konsulence.
    Dhe a e dini sa e ka pagesen.Po jua them une;Per nje ore konsulence plot 250 mije euro pra nje cerek milioni euro.Tani mendoni sa mund te kushtoje Bler.Mirpo ky eshte nje mashtrim sepse Bler punon si perfaqsues i kuartetit SHBA RUSI BE OKB per ceshtjen Izraelito Palestineze
    Tani sipas ketije mashtrimi kemi dy gjera;
    Rama eshte i pa besueshem nga shqiptaret dhe kerkon ti mashtroje me Bler
    Per ke do votojne shqiptaret per Ramen apo Bler?Eshte Bler kandidat per depudet apo kryeminister ne Shqiperi?
    Allakomunistece si dikur me druzhe Titon me Tavarish Stalinin me Mao Ce Dunin si buka e nje brumi e ne fund FILLIKAT VETEM SI QYQARET

    Reply to this comment
  3. Mark.uk May 19, 17:05

    Edhe kjo si puna e stilolapsit qe Bushi I dha Berishes.

    Reply to this comment
  4. fat man May 20, 00:42

    Toni Bler nuk eshte si Fazllici i Sali Bishes.

    Reply to this comment
  5. Mark.uk May 20, 08:14

    Eshte e vertet qe gazeta angleze telegraf bente fjale per kte takim.E gjith kjo eshte sajes dhe eshte paguar shume per ket artikull qe ka vlere vetem per te treguar se jemi te favorizuaur.Rrena me bisht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*