Telekom Albania dhe Bayern München, surpriza për të gjithë sportdashësit

February 21, 2016 17:50

Telekom Albania dhe Bayern München, surpriza për të gjithë sportdashësit

Të gjithë sportdashësit dhe veçanërisht tifozët e skuadrës gjermane Bayern München do të kenë mundësi të ndjekin LIVE ndeshje të këtij ekipi në “Champions League” dhe “Bundesliga”. Si pjesë e Deutsche Telekom që është mbështetësi kryesor i Bayern, Telekom Albania u jep pajtimtarëve mundësinë e artë për të parë nga afër këtë skuadër në stadiumin “Allianz Arena”.

Në @Telekom Community Store pranë zonës së ish-Bllokut ka qenë pikëtakimi ku është prezantuar për herë të parë mekanizmi i lojës promocionale që nis me datë 20 shkurt dhe mbyllet me datë 5 maj.

Të gjithë pajtimtarët me parapagesë dhe pajtimtarët individualë me kontratë, pa asnjë kosto mund të bëhen pjesë e lojës promocionale duke dërguar një SMS me tekst FCB në numrin 142. Fituesit do të shpallen përmes një algoritmi me përzgjedhje rastësore. Për pajtimtarët me parapagesë, çdo ofertë që ata aktivizojnë shton mundësitë për të fituar, pasi ajo numërohet si pikë në shorte. Ndërsa, për pajtimtarët individualë me kontratë pikët do të ndahen në bazë të planit të tyre tarifor.

Telekom Albania do të hedhë katër shorte, përkatësisht në datat 4 mars, 25 mars, 15 prill dhe 5 maj dhe në secilin short do të shpallen 2 fitues. Fituesit nuk do të udhëtojnë vetëm, pasi Telekom u jep atyre mundësinë të marrin një tjetër person për të ndjekur ndeshjen. Secili fitues përfiton një udhëtim çift, ku përfshihet fluturimi, akomodimi për dy netë dhe biletat e ndeshjes që zhvillohet në “Allianz Arena”.

February 21, 2016 17:50
Komento

2 Komente

  1. bayrenfan February 22, 09:39

    Per aq kohe sa varet nga sa oferta ben apo nga plani tarifor nuk eshte dhe aq rastesore sepse Shqiptaret qe bejne shume oferta jane te pakte…

    Reply to this comment
  2. niku February 22, 09:56

    Mua do ma kishte qejfi te fitoja po me sa po shof nuk paskam shanse se une me zor arrij te bej nje oferte ne muaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*