Telenovela “Babalja Dy” vazhdoi në Bruksel serinë e radhës!

October 17, 2018 13:00

Telenovela “Babalja Dy” vazhdoi në Bruksel serinë e radhës!

Dhe për kamerën e fshehtë,
ku për çudi prapë del Balla,
na thotë Fredi Alizoti:
“Me Florencat trapin talla!”

U thashë të mos më filmonin,
ta mbanin me frena dore,
po nga ai vesh nuk dëgjonin,
trimat e Shtëpisë Qendrore!

Që të gjithë më mendonin,
se isha një budalla,
ndaj u thashë-që të dëgjonin,
ato që deshën ata!

Alizoti i “fundosi”,
të gjithë që dolën aty,
kështu nisi edhe sosi,
dhe Babalja Numër Dy!

Dhe e ktheu në kauzë,
Pollo flokë kaçurreli,
dhe me këta karaduzë,
u pataks vërtet Brukseli!

Pollua ja tregoi vendin,
maskën Ballës keq ja grisi,
edhe si këtu-Kuvendin,
aty mbledhjen e braktisi!

Telenovela e shpifjes,
në Bruksel e vazhdoi lojën,
vetes-dhe jo Shqipërisë,
legenat i nxorën bojën!

Në Bruksel e njohin mirë,
partinë që la pas Saliu,
ndaj dhe shpifjet që u hodhën,
s’i bënë përshtypje njeriu!

Ne djalit të Stefanaqit,
tash ja dimë të gjitha huqet,
meqë është komplet një kuqo,
nuk pret njeri që të skuqet!

Dhe kështu “Babale Dy”,
rrugët e botës do niste,
mé keq se “Babalja Një”,
i gjithë përgjimi kërciste!

Pollo kuqi-Pollo boja,
tha se do ngrinte tërmete,
por beter i doli loja,
se nuk kish asnjë me vete!

Mbledhja qe për integrimin,
e dinte dhe Genci horri,
po ka marrë orientimin,
të sabotohet Qershori!

S’është çudi-sërish të shtyhet,
dhe ky Qershor përsëri,
gjersa opozita jonë,
s’e do “Nënën Shqipëri!”

Që shkon deri në Bruksel,
si që ka shkuar përhera,
vetëm për të ngrënë një drekë,
dhe për vakanca të tjera!

Populli ka sy dhe shikon,
Pollon-Vokshin-kompani,
që lufton kundër Qershorit,
me “Babalen Numur Dy!”

Do na sjellë filma të tjerë,
Kinostudio: “SHQUPI I RI”,
që vetëm pamje të zeza,
gjen kudo në Shqipëri!.

Shpifja në Shqupin e Ri,
çdo ditë rritet edhe rritet,
biles-ndonjë e vërtetë,
në llumin e shpifjes mbytet!

Me shpifje dhe ndyrësira,
neve u mësuam paq,
më të shumtit e kuptojnë,
ç’dëme bën një langaraq!

Kryetari i opozitës,
mbytur në dete skandalesh,
tani SHQUPIN e drejton,
me logjikë e gjuhë Babalesh!

Po ky është një serial,
që s’ka asnjë shans të ndalet,
kur përtypet një skandal,
vijnë pa pushim skandalet!

Dhe fushata ka filluar,
ka filluar si për dreq,
SHQUPI nga shtëpi e tij,
çdo ditë nga një tullë heq!

Hiq një tullë-edhe një tjetër,
po bëhen lojëra të rënda,
dhe një ditë-çati e vjetër,
PD-në do ta zëri brenda!

A.DUKA

October 17, 2018 13:00
Komento

3 Komente

  1. katarakti October 17, 19:29

    E ke thene aq troç te vertetetn saqe nuk çuditem fare qe nuk ka komente. Se edhe kundershtaret e tu te abonuar, qe nuk te duan, por qe nuk rrine dot pa te lexuar, nuk kane se çfare te thone.

    Reply to this comment
  2. info analitike October 17, 21:53

    Haha si jane enveristet babale ngado qe te shkojne. Bejtrexhiu zenken e kuqos se Stefanaqit me gomarin e Librazhdit kerkon ta shese si lufte e vlerave ndaj antivlerave. Po bij te hales se kumandarit jane te dy o bejtexhi ndaj mos u lodh kot se vec ere e qelbur del ngado qe te rrotullohesh.

    Reply to this comment
  3. rapsodi popullor October 18, 09:06

    Telenovela ne Shqiperi,
    eshte Geron Xhafaj Nr-1,
    vellai i ministrit per droge denuar,
    a tu kujtua o Duka “i zgjuar”?
    pse merresh kot ti me Babale?
    kur ke nje vella-ministri hale?
    kur ke nje minister te diskretituar,
    c’tregon per Babale o i uruar?
    kur ke Geronin kot pse vazhdon?
    vjersh per Babale s’ke pse sajon,
    eshte ministri i brendeshem zbuluar,
    me vella per trafik droge denuar,
    kaq eshte e gjithe kjo histori,
    qe ti Duke ben sikur nuk e di,
    e ala merresh me nje Babale kot,
    kur ke qeverine pleh plot e per plot.
    kot merresh me Babale o i shkret,
    kur ke Fat Xhafen te dhjere komplet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim