Partizani: Telushi i nënshtrohet operacionit
Nga Arkiva
Klubi i Partizanit, në faqen zyrtare, ka njoftuar se futbollisti Bruno Telushi i është nënshtruar sot një operacioni pas dëmtimit në minisk të gjurit.
Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, dhe sipas të kuqve futbollisti vlonjat pritet të kthehet në fushë më shpejt nga c’pritej.
Telushi ka luajtur tre ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë me skuadrën e Partizanit.
Njoftimi i klubit
“Para pak minutash ka përfunduar ndërhyrja kirugjikale në gju për Bruno Telushin. Mesfushori i kuq i është nënshtruar sot një operacioni në menisk. Ndërhyrja artroskopike e realizuar me sukses nga Dr. Tonin Aliaj dhe stafi i tij në Spitalin Amerikan në Tiranë, ka rezultuar i suksesshëm dhe Telushi pritet t’i rikthehet fushave të lojës më shpejt nga sa ishte parashikuar.”
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento