Temat e diplomave mund të blihen online vetëm me një klikim!

August 6, 2018 22:06

Temat e diplomave mund të blihen online vetëm me një klikim!

Ndryshe nga vite më parë, ku impenjimi i studentëve për të përgatitur një temë diplome ishte i madh, sot vlera e saj është venitur.

Një temë diplome mund të blihet fare thjesht, vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, me një mesazh të vetëm.

Ofertat për shitjen e diplomave variojnë që nga çmimet deri në zgjedhjen e temës, duke e kthyer këtë mënyrë në një biznes: “10 mijë lekë të reja nëse e përzgjidhni vetë, në të kundërt 13 mijë lekë të reja. Përfitojnë 20% ulje të gjithë ata që prenotojnë temën e tyre për në shtator” (!)

Pedagogët shprehen jashtë kamerave se punimet akademike janë në rrezik të pashmangshëm ndaj plagjiaturave për shkak të zhvillimit të internetit, pasi nga ana tjetër mungojnë filtra për të certifikuar apo vërtetuar autorësinë.

Jashtë Shqipërisë zgjidhja është gjetur me hapjen e databaseve të punimeve shkencore, të cilat nuk lejojnë asnjë punim akademik (diploma bachelor apo master) të kalojë në komisione vlerësimi në universitet nëse më parë nuk ka marr certifikimin e plagjiaturës nga software të tillë.

Krijimi i një database qendror në Shqipëri për të reduktuar rrezikun e plagjiaturës si dhe për të rritur cilësinë e punimeve akademike është emergjent.

Ministria e Arsimit thotë se këtë kopetencë ia ka kaluar universiteteve.

l.h/ dita

August 6, 2018 22:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*