Erdhi e enjtja e sherrit, ja temat që pritet të ndezin sot parlamentin

July 5, 2018 09:11

Erdhi e enjtja e sherrit, ja temat që pritet të ndezin sot parlamentin

Kuvendi pritet të përfshihet sot në debate të ashpra e të gjata, ndërsa në axhendën e ditës dy janë çështjet më të nxehta: projektligji për avokatin dhe projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, i cili dy ditë më parë kaloi nen për nen në komision.

Pritet që opozita të bllokojë sërish seancën, ashtu siç ka ndodhur përgjatë muajve të fundit me shkaqe të ndryshme, ndërsa situata parlamentare do të ketë një kombinim me protestën që do të mbahet para sallës së seancave plenare, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Demokratët do ta shfrytëzojnë sallën plenare për një debat maratonë, ku do të paraqesin të gjithë argumentet pse, sipas tyre, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës po përvetësojnë pronën publike ku është ndërtuar Teatri Kombëtar.

Një ditë më parë, demokratët iu bashkuan protestës, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha firmosi peticionin “Mbro Teatrin”, duke i ftuar artistët përpara Parlamentit për të bërë “betejën e tyre”.

o.j/dita

July 5, 2018 09:11
Komento

1 Koment

  1. ??? July 5, 09:50

    “Një ditë më parë, demokratët iu bashkuan protestës” – Kujt proteste iu bashkuan “demokratet”, protestes se tyre?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*