Temperaturat e larta, dy vatra zjarri në Fier dhe Elbasan

June 29, 2017 11:27

Temperaturat e larta, dy vatra zjarri në Fier dhe Elbasan

Temperaturat e larta kanë bërë të vetën dhe ashtu siç paralajmëruan Emergjencat Civile rritet rreziku i zjarreve.

Dy vatra zjarri janë shfaqur në Fier dhe Elbasan, ku flakët kanë përfshirë shkurre, fera dhe ullishte në fshatin Dragot të Belshit.

Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për pasojë u dogjën 2 hektarë shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj.

Ndërsa në Anëbreg të Mallakastrës ka rënë zjarr në sipërfaqe me gurë dhe ullishte, por për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarri është shuar me mjete rrethanore.

Për pasojë janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj shekullorë.

Ndërkaq, Emergjencat Civile u kërkojnë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencës 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

June 29, 2017 11:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim