Temperaturat e larta, Emergjencat Civile marrin masat për rrezikun e zjarreve dhe thatësirës

June 28, 2017 15:02

Temperaturat e larta, Emergjencat Civile marrin masat për rrezikun e zjarreve dhe thatësirës

Temperaturat e larta kanë shtuar rrezikun e zjarreve në gjithë vendin, duke pritur që ato të arrijnë mbi 40 gradë Celcius.

Emergjencat Civile kanë marerë masat për rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta.

“Në veçanti fermerët e barinjtë duhet të bëjnë kujdes të shtuar, duke mos përdorur zjarrin për pastrimin e parcelave bujqësore apo kullotave. Kjo formë pastrimi ka sjellë rrezik jo vetëm të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, por djegie të masiveve pyjore dhe plantacioneve me pemë frutore pasi zjarri del jashtë kontrollit për shkak të ndryshimit të drejtimit dhe  shpejtësisë së erës.  Në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye, nuk lejohet pastrimi me zjarr i sipërfaqeve  bujqësore”, thuhet në njoftimin e EC.

Qarqet e rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve vendore, Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive të mbledhin Komisionet e Emergjencave Civile, për të përcaktuar zonat me risk të lartë zjarri në territoret e tyre, si dhe të marrin masat e duhura për parandalimin e situatave emergjente.

Por krahas zjarreve një rrezik tjetër është thatësira. “Të bëhet kujdes nga administratorët e burimeve ujore, me rezervuarët, basenet e ndryshme ujore, liqenet dhe sidomos me ujin e pijshëm. Për çdo rast të ketë kontroll të shtuar nga organet përgjegjëse për konsumin e ujit në përshtatje me nevojat e komunitetit dhe të fermerëve për problemet e bujqësisë. Komuniteti, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, duhet të bëjë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në orët e mesditës”, thuhet në njoftim.

June 28, 2017 15:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*