Temperaturat e larta, fluks vizitash në Spitalin e Beratit

August 8, 2017 21:10

Temperaturat e larta, fluks vizitash në Spitalin e Beratit

Temperaturat e larta në qarkun e Beratit kanë sjellë shqetësime tek fëmijët dhe moshat e treta. Vetëm përgjatë të martës në pediatri janë paraqitur për vizitë 50 fëmijë dhe 43 të moshuar të cilët kanë kërkuar ndihmë shëndetësore.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, kanë shkkatuar probleme shëndetësore te të gjitha moshat. Më të prekur kanë qënë fëmijët, fluksi i të cilave ka ardhur në rritje në Spitalin Rajonal të Beratit, ku numri i vizitave arrinë në 50 në ditë. Mjekët pohojnë se bëhet fjalë për viroza të stinës të cilat po trajtohen me medikamente dhe serume.

Shefi i Repartit të Pediatrisë në Sptalin Rajonal Berat, Vladimir Kumaraku bën me dije se situata është rrjedhojë e temperaturave të larta. Sipas Kumarakut virozat kërkojnë trajtimi të menjëhershëm, ndërsa parashtron rrezikun e goditjes nga dielli.

Temperaturat e larta janë reflektuar me shqetësime shëndetësore edhe tek moshat e treta, sidomos tek të sëmurët kardiakë dhe ata me hipertension.  Vetëm dy ditët e para të kësaj jave në Spitalin e Beratit janë paraqitur tek mjekët specialist kardiolog për të marrë ndihmë mjekësore rreth 113 të moshuar.

Mjeku kardiolog,doktor- Juljan Ranxha shprehet se fluksi është i paparballueshmë për faktin se në spital ai është i vetëm mjek kardiolog.

Përpos shqetësimeve shëndetësore, pacientëve u duhet të presin në rradhë me orë të gjata për të marr shërbimin

Mjekët apelojnë që në këto ditë të nxehta të evitohen daljen në orët e pikut si dhe të konsumohen sa më shumë lëngje dhe supra.

August 8, 2017 21:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*