Temperaturat e larta në verë, dermatologët: Oraret kur nuk duhet të dilni në plazh

July 22, 2018 16:05

Temperaturat e larta në verë, dermatologët: Oraret kur nuk duhet të dilni në plazh

Rrezet e forta të diellit në stinën e verës mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme të lëkurës.

Për këtë arsye, dermatologët këshillojnë që nga ora 11:00 deri në orën 16.00 nuk duhet të qëndrojmë në diell, pasi dehidratohet lëkura.

Dermatologia Loreta Kuneshka thotë për Top Channel se rrezet dëmtojnë lëkurën dhe e plakin më shpejtë atë.

“Domethënë, bëjnë që lëkura të dëmtohet, të thahet, të dehidratohet. Dhe kjo është shumë problem për femrat, sepse sjell plakje të parakohshme të lëkurës”, shprehet ajo.

Sipas dermatologes, dielli nuk shkakton vetëm dëmtim estetik të lëkurës.

“Gjithashtu këto rreze janë kancerogjene sepse dëmtojnë strukturën e qelizave të lëkurës dhe mund të sjellin shfaqjen e kancerit të lëkurës, qoftë në një lëkurë normale, qoftë edhe në nishane ekzistuese. Mund të bëjnë që nga nishane normale ato të kthehen në nishane të dëmshme për lëkurën.”

Kuneshka thotë se lëkura më delikate është ajo e fëmijëve. Sipas mjekes, rrezet e diellit i zënë të vegjëlit edhe kur janë në çadër. Për këtë arsye, rekomandohet që ata të pushojnë buzë detit vetëm në orët e para të mëngjesit.

s.a/dita

July 22, 2018 16:05
Komento

1 Koment

  1. ***** July 22, 16:13

    Rrezet e diellit thuajini kesaj Kuneshkes sherojne shume semundje lekure.
    Sidomos ne nje breg kaq te paster si ai i Potamit.
    Uji i detit dhe dielli jane kura numer nje qe merr lekura.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*