Tenderat / Ish-kreu, Zoto dyshohet i përfshirë, zbulohen përgjimet

July 22, 2016 11:18

Tenderat / Ish-kreu, Zoto dyshohet i përfshirë, zbulohen përgjimet

Ish-drejtori i Burgjeve, që u dorëhoq nga detyra pak ditë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Një seri bisdedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto, shkruan sot “Shqiptarja,com”.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara, të cilat “Shqiptarja.com” i disponon mes të tjerave pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

July 22, 2016 11:18
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi July 22, 11:30

    Ne se vertetohet perfshirja ne kete afere, asnje meshire te mos kete per keta batakcinj, qe nuk paskan lene dy gure bashke! Dhe sa kohe do i mbajme ne shpine keta kusare te pashembullt?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*