Tenori Hushi: Për 7 vjet më ndërprenë karrierën artistike në TOBT

October 12, 2014 10:54

Tenori Hushi: Për 7 vjet më ndërprenë karrierën artistike në TOBT

Edhe pse opozita aktuale kritikon mazhorancën për largime të padrejta nga administrata publike, duket se gjatë qeverisjes së saj, politika ka ndërhyrë edhe në jetën artistike. Denoncimi vjen nga tenori i famshëm , Agim Hushi i ftuar në “Ditë e Re Weekend”.

Hushi ka treguar se për disa arsye, mbase jo të mirëfillta politike i kanë penguar atij jetën artistike në Shqipëri për 7 vjet.

“Kuptimi i parë është i asaj që mbase duke e thënë me zë të lartë këtë fakt, të rinjtë dhe ata që drejtojnë sot operën duhet të kuptojnë që ky është teatri i shqiptarëve dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj force politike, apo rrethana personale të çfardollojshme që të pengojnë rrjedhën normale të një teatri, rrjedhën normale të një artisti, që për asnjë aryse nuk duhet të ndërpritet padrejtësisht apo padenjësisht. Me mua ka ndodhur për 7 vjet. Arsyet, unë nuk jam ekspert që t’i imagjinoj të gjitha, por mendoj se ka qenë pjesë e një klani të vogël 2-3 njerëzish që kanë menduar; më mirë t’i rrimë larg sherrit duke e patur Agimin afër. Kanë qenë disa motive mbase, jo të mirëfillta politike, por të kësaj natyre”, thekson tenori i famshëm. /E.K

October 12, 2014 10:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*