Tension diplomatik midis Turqisë dhe Gjermanisë

August 1, 2016 12:05

Tension diplomatik midis Turqisë dhe Gjermanisë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane, për të mos lejuar Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për t’iu adresuar përmes një video-konference një turme prej mijëra njerëzish gjatë një proteste në Gjermani, e cila u organizua në shenjë kundërshtie ndaj tentativës për grusht shteti, duket se nuk është pritur mirë nga Ankaraja zyrtare.

Për këtë arsye, Ministria e Jashtme e Turqisë, ka thirrur në ambasadorin gjerman në Ankara, Martin Erdman, për t’i komunikuar qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Verdikti i dhënë nga gjyqësori gjerman u dënua më herët edhe nga ministri për Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Omer Celik, i cili nënvizoi se këto janë veprime anti-demokratike që nuk shkojnë në të njëjtin drejtim me vlerat evropiane.

Sipas policisë lokale, në tubim e organizuar në Këln morën pjesë rreth 20 mijë demonstrues, të cilët mbajtën edhe një minutë heshtje për të gjitha viktimat e sulmeve terroristë në të gjithë botën. Demonstrata u monituarua nga rreth 3 mijë oficerë policie me qëllim shmangien e ndonjë incidenti.

Protesta vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Turqisë dhe Gjermanisë janë të tensionuara pasi vetëm disa javë më parë, Bundestagu gjerman e njohu si gjenocid vrasjen e 1.5 milionë qytetarëve armenë nga Perandoria Osmane.

Në Gjermani jetojnë afro 3 milionë qytetarë me origjinë turke. Në zgjedhjet e fundit të Turqisë, 60 për qind e komunitetit votoi për Partinë AKP të themeluar nga Erdogan. Zyrtarët gjermanë janë të shqetësuar se tensionet brenda Turqisë mund të përhapen në Gjermani.

August 1, 2016 12:05
Komento

4 Komente

  1. Arber Iliri August 1, 12:22

    Turqia po i jep mesime demokracie Gjermanise.Hej pike e zeze.Nese ka vendosur nje Gjykate Kushtetuese, qepeni gojen o Turq, o puciste te lindur.

    Reply to this comment
  2. nje ish myslyman August 1, 17:47

    Rri , o turk-muti , mos e kruaj me Gjermanine !

    Reply to this comment
  3. Asnjeansi August 1, 17:52

    Erdogani , si diktator qe eshte , kujton se Gjykata Kushtetuese e Gjermanise , varet nga Merkel , apo nga ambasadori gjerman ne Turqi . Hajde idiot , hajde . Po sigurisht , a mund te kete ndonjehere vend islamik , demokratik ? Kurre ! Islamizmi , i pa pajtushem me demokracine .

    Reply to this comment
  4. Hani pak mos hani shume m.... August 1, 23:22

    Ne Gjermani nuk mjetojne 3 milion qytetare me origjine turke, numri i tyre shkon ne 4-4,5 milion, keshtu qe Erdogani po u drejtohet qytetareve turq e jo atyre gjermaneve.
    Turqit ne Gjermani jane komuniteti me i madh si numer pas gjermaneve.
    Pas 10-15 vitesh Kancer i Gjemanise do te jete ndonje turk, zezak apo ndonje arab, pa perjashtuar ndonje kinez, keta jane brumi i se ardhemes ne Gjermani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*