Tension në Bruksel, policia përballet me fashistët

March 27, 2016 16:55

Tension në Bruksel, policia përballet me fashistët

Policia belge përdori topat e ujit për të shpërndarë një turmë njerëzish të vetëdeklaruar si fashistë në sheshin qendror të Brukselit.

Shumë njerëz ishin mbledhur në sheshin “Place de la Burse” për të bërë homazhe pranë një memoriali të përkohshëm për viktimat e sulmeve terroriste të ditës së martë.

Pikërisht këtë situatë kanë shfrytëzuar qindra aktivistë të të djathtës ekstreme për të shfaqur pikëpamjet e tyre kundër sulmeve, por edhe kundër emigrantëve, një qëndrim i njohur i këtyre grupeve.

Policia belge ndërhyri për të rivendosur rendin në qendrën e Brukselit, i cili ende nuk ka marrë veten nga sulmet terroristë.

Mësohet se fashistët e vetëdeklaruar u përballën me femrat myslimane mes njerëzve që kishin ardhur për të bërë homazhe dhe gjithashtu hodhën slogane ksenofobe e bënë nderimin famëkeq nazist.

March 27, 2016 16:55
Komento

1 Koment

  1. Treviso March 27, 21:54

    Politikat e gabuara qe jane ndjekur nga shtetet europiane i kan lene shteg fashistave te ngrejne koke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*