Tension në Kuvend, Basha kopjon Berishën, pushton foltoren

October 5, 2017 10:51

Tension në Kuvend, Basha kopjon Berishën, pushton foltoren

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, ku pritej të diskutohej ngritja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Që në nisje të seancës, opozita ka kërkuar që të ketë debat për këtë çështje, por kryetarët e PS dhe LSI kanë kërkuar që debati të shtyhet për javën e ardhshme.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga opozita, e cila ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Por Basha ka bërë rolin e Berishës duke pushtuar foltoren e Kuvendit, çka ka sjellë që kreu i Kuvendit të mbyllte për disa minuta seancë parlamentare.

Edmond Spaho: Kërkojmë debat nuk mund të kalojë vendimi për objektin. Opozita nuk ka objektiv tjetër vetëm reformën zgjedhore. Si ta kalojmë pa debat këtë vendim.

Taulant Balla: Nuk pranoj të bëhemi instrument i PD-së. Mirëpres kërkesën për të shtyrë debatin. Në orën 16:00 të nisë seanca e të debatojmë. Debat me zor me një palë që ka dhënë konsensus nuk mund të ketë. Ne nuk kemi hallin që keni ju. Nuk jam dakord se çështja ka kaluar me konsensus.

Pandeli Majko: Debatet që kërkon Spaho në esencë nuk janë për Kuvendin por për Komisionin. Nuk arrij të kuptoj kush është esenca. Nëse do të kërkojë sa e ashpër është opozitë. Hajde të marrim vërejtjet e OSBE dhe e zgjidhim në komision, po kërkoni të bëjmë debat për një çështje që kemi rënë dakord.

Më pas, vetë kreu i opozitës, Lulzim Basha, i është drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, se me këtë qëndrim “synohet t’i mbyllet goja opozitës”.

Ruçi iu përgjigj se kjo çështje është kompetencë e seancës, dhe jo e Konferencës së Kryetarëve, por Basha nuk e ka pranuar këtë gjë, duke qëndruar në foltoren e Kuvendit.

PJESE NGA DEBATI

Basha: Mblidh Konferencën e Kryetarëve tani vendos për një afat të arsyeshëm debati, nuk mund të shtyhet për një javë. Kjo seancë nuk mund të procedojë në kundërshtim të rregullores. Kërkon ta shtysh me një javë debatin që t’i mbyllësh gojën opozitës. Sot dhe nesër, shqiptarët meritojnë debat në këtë seancë.

Ruçi: Nuk ka asnjë kontribut Konferenca e Kryetarëve kur seanca e ka të miratuar rendin e ditës sipas procedurave diskutuan 3 krerët e grupeve parlamentare. Sipas rendit përkatës për të futur ose nxjerrë çështje nga rendi i ditës, u votua, dhe nuk mund të konsiderojë një çështje që e ka Kuvendi, Konferenca e Kryetarëve. Kjo nuk është për t’i mbyllur gojën opozitës, por veprova sipas procedurës. Kjo çështje është kompetencë e seancës, ndaj quhet e mbyllur.

Basha: Thirr Konferencën…

Ruçi: Nuk dua ta nis këtë seancë me vërejtje, lironi foltoren. Do flasin të tjerët.

(Basha nuk largohet, deputetët e PD rrethojnë foltoren)

Ruçi: Po plotësohet 2 minutëshi që keni bllokuar foltoren. Z.Basha të tërheq vërejtje për pushtim të foltores, seanca pushim 5 minuta.

October 5, 2017 10:51
Komento

4 Komente

  1. alphade October 5, 11:00

    Rrugaceria do te perfundoje ne ” garbage” ! Me keto
    sjellje jeni te bindur se cdo dite do te fironi dhe do te
    katandiseni si mos me keq,si kokoshi ne nje thele ..!
    BANDTET e SALI VICIDOLIT …!!!!!

    Reply to this comment
  2. alphade October 5, 11:11

    Ketyre u duhen martuar jo vetem gjyshet por tere soj e
    sorollop ! Kjo nuk eshte opozite,por nje grup horrash te
    zgjedhur me kokrra nga monstra gerdalle e Vicidolit qe
    per pushtet vret edhe babane e tij.
    C’pret ky shtet qe nuk i tregon vendin ketij kryemafiozi,
    kryekrimineli,kryehajni qe ka 27 vjet qe vetem shkaterrim
    i ka sjelle vendit . Kjo opozite eshte destruktive ,nderkohe
    qe ne demokraci detyra fundamentale,primare e opozites
    eshte konstruktiviteti, kritikat,vrejtjet,amendimet ,… etj.etj.
    per permiresimin e punes se POZITES QEVERISESE …!

    Reply to this comment
  3. gregori, filipi, xhorxhi, stavri, koli, dhimitri...irakliu, trifoni.... October 5, 16:36

    qenka dhe murrizi germaçokut aty; rri rehat, se do t’i themi bajramit, te rrahi . mos dil para socialisteve te divjakes ti,se i ka shoke bajrami ata ….

    Reply to this comment
  4. Z/K October 5, 20:41

    Majmuni imiton pronarin ne kohe teper te vone.Iku koha bashke me pronarin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*