Tension në Maqedoni: Kërcënim për bombë në mitingun e Zoran Zaevit

October 25, 2017 19:50

Tension në Maqedoni: Kërcënim për bombë në mitingun e Zoran Zaevit

Një alarm për bombë në një miting të LSDM-së të Zoran Zaevit ka ndodhur në Obeleshevë, një zonë e Maqedonisë lindore, ku ka ende bazat e forta VRMO-ja e Gruevskit.

Siç bën të ditur policia, një 44-vjeçar ka kërcënuar se do të hedhë në erë veten, por edhe Zoran Zaevin apo ndonjë zyrtar tjetër.

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një klimë të acaruar, të cilat kanë mbizotëruar në këtë zonë të Maqedonisë, por që herët e tjera kanë pasur edhe mbështetje të fortë politike, raporton tesheshi.

Ky është incidenti më i rëndë në fakt në zgjedhjet lokale të Maqedonisë, të parat të administruara nga qeveria e Zoran Zaevit.

Raundi i parë ka qenë shumë i qetë dhe LSDM-ja arriti të fitojë në shumicën e komunave. Vetëm disa komuna që kanë qenë bastione të forta të Gruevskit kanë shkuar në balotazh, ku dhe janë shoqëruar me pak tension.

October 25, 2017 19:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*