Tension në mbledhjen e kryetarëve, Xhafaj debaton me Metën

July 21, 2016 09:48

Tension në mbledhjen e kryetarëve, Xhafaj debaton me Metën

Ka nisur i vrullshëm me zhvillime politike mëngjesi i ditës së sotme kur na ndajnë vetëm më pak se një orë nga hapja e seancës në Kuvend ku është rënë dakord që të votohet për reformën në drejtësi.

Pas gëzimit të konsensusit të arritur mesditën e djeshme, në mbrëmje politika shqiptare i’u rikthye avazit të vjetër dhe reforma duket se nuk ka konsensus.

Para nisjes së seancës në Kuvend, është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Mësohet se palët do të kërkojnë që të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi. Në fjalët e tij kreu i Kuvendit tha se kishte kërkuar mbledhjen e Komisionit për të reflektuar mbi marrëveshjen. Seanca e sotme e Kuvendit duhet të ishte solemne, tha Meta. Kreu i Kuvendit i bëri thirrje të gjitha palëve të jenë të pranishëm në këtë marrëveshje.

Paloka e përshkoi situatën aktuale mbi reformën si shumë të rëndë. “Nuk di se çfarë fjale t’i vë”, tha Paloka.

Meta kërkoi sqarime nga Xhafaj për mosmbledhjen e Komisionit një ditë më parë. Por Xhafaj tha se Komisioni është mbledhur dy ditë përpara në detyrim të përgatitjes së seancës.

“Komisioni nuk mblidhet për të lexuar letrën e komisionerit Hahn. Komisioneri Hahn nuk është marrëveshje, është letër dhe letra duhet të kthehej në marrëveshje. Projekti kushtetues që ne kemi ka aktorë dhe ndërkombëtarët. Duhet të hyjmë në organizata ku rregullat e lojës i përcaktojnë ndërkombëtarët”, tha Xhafaj, i cili shtoi se ajo që e ka bojkotuar rregullisht këtë komision ka qenë opozita.

Mbledhja duhet të kishte një karakter të mirëfilltë procedural. Mbledhja duhet të ishte mbajtur për të mos penguar seancën e sotme në Kuvend.

Ndërsa, kreu i grupit Parlamentar të LSI u shpreh se mbledhja një ditë më parë duhet të ishte mbajtur për të mos penguar seancën e sotme në Kuvend. Mbledhja duhet të kishte një karakter të mirëfilltë procedural, theksoi ai.

Petrit Vasili tha më tej se pika e mbetur pezull, ajo e vetingut, sot nuk mund të shkojë në seancë.

“Negociatorët politikë janë shqiptarë, të huajt asistojnë. Por negociatorët nuk erdhën, nuk duhet të kishim mbetur në këtë situatë që jemi aktualisht, kemi apo jo një draft. Po na kërkohet të votojmë një gjë që nuk është miratuar ende”, tha Vasili.

 

Pjesë nga debati

 

Meta: Komisioni i reformës në drejtësi nuk u mblodh dje. Xhafaj dhe Ruçi mungojnë sot në mbledhje. Zoti Xhafaj duhet të vijë sot në mbledhje. Kam kërkuar që në fillim që marrëveshja të bëhet sipas standarteve europiane dhe rekomandimeve të Venecias.

Meta i drejtohet Xhafajt: Pse nuk e ke mbledhur komisionin?

Xhafaj: Së pari ule zërin

Meta: Jo zërin nuk e ul

Xhafaj: Ul zërin, kam tre vjet që dëgjoj një parullë me qetësi e dashuri, dashuria ka ikur të paktën ruaj qetësinë. Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin…

 

July 21, 2016 09:48
Komento

5 Komente

  1. info analitike July 21, 11:40

    Po keta trimat e Rilindjes thane se do te votonin gjithcka merrte aprovimin e BE. Tani qe aprovimin e moren perse terhiqen e luajne cicmic???

    Reply to this comment
  2. intelektuali July 21, 12:02

    Reforma sipas standarteve europiane dhe rekomandimeve të Venecias po te jete origjinale dhe jo mashtrim alla komunisto-enverist i mafiozeve me pushtet, pra kjo Reforme duhet te burgose se pari Like Floririn, Mbretin e Ryshfetit dhe Korrupsionit ne Shqypni qe e shpetoi nga prangat e Drejtesise gruaja e Fullan Kusarit, gjykatese enveriste dhe pinjolle e spiuneve te Sigurimit te Partise se Punes.

    Pasi te kete mbaruar pune me Like Floririn Reforma duhet te vazhdoje me kusaret e fondeve publike dhe vrastaret e popullates me ne krye kriminelin enverist Sali Berisha dhe DUDUMIN e tij te bindur Lulzim Basha qe po cudit Boten Demokratike me mashtrimet e tij bolshevike alla Fahri Balliu.

    Por pasi te kete mbaruar pune me komunistet enveriste kusare dhe vrastare gjakatare te PD-se se Saliut, Reforma e amerikoneve duhet te vazhdoje punen edhe me Rilindjen Mafioze te Edi Rames dhe me kriminelet e tij qe ka futur ne Kuvend,

    sepse ndryshe:

    ASGJE NUK DO TE NDRYSHOJE NE SHQYPNI QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.

    Reply to this comment
  3. Besi July 21, 12:57

    Po veshë e sy ke anal,kush po e pengon,,,?
    Mirë që mëndja të paska ikur,pa shiko ku fshihet Saliu yt i dashur.?Po E.Selamin dhe Majlinda Bregu a I dëgjon ti.Nuk pres përgjigje nga fanatikët e sëmurë që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veç të bëjnë vrima më ujë.

    Reply to this comment
    • info analitike July 22, 00:18

      Ti duhet te jesh nga ata qe dolen ne proteste e qe ngaterronin vetting-un me mitingun. Te te rroje partia. Lere Bregun se Lu-ja mund ti kete permendur Prudentinon dhe keshtu ajo u be partizane qe te votonte cdo gje qe ti vinin perpara.

      Reply to this comment
  4. Grigor July 21, 17:09

    Diarreja nuk vjen vetem nga suma por edhe nga trute.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*