FOTOT: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në protestën e opozitës në Prishtinë

January 9, 2016 15:36

FOTOT: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në protestën e opozitës në Prishtinë

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ka marrë flakë nga shishet e shumta të molotovit që kanë hedhur protestuesit sot në Prishtinë.

Pas kësaj ka ndërhyrë Policia e Kosovës e cila ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Sipas KosovaPress, policia ka vënë në lëvizje edhe autoblindat. Dy prej tyre iu është vënë flaka nga kokteji molotov që kanë hedhur protestuesit.

qeveria-ne-flake

Gazetarët në terren raportojnë se disa policë kanë marrë goditje nga gurët dhe mjetet e forta.

Përplasjet ndodhën në sheshin “Zahir Pajaziti”, pasi policia tentoi të kundërpërgjigjjej mbi protestuesit që hidhnin koktej molotovi.

Raportohet se 6 protestues u arrestuan dhe një numër i papërcaktuar prej tyre janë lënduar gjithashtu.

 

5

Protesta që nisi dje rreth orës 14:00 ishte paralajmëruar kundër qeverisë për marrëveshjen e firmosur në Bruksel me Serbinë për Asociacionin e komunave serbe, si dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Protestuesit mbanin në duar edhe harta që tregojnë për territorin që Kosova ia lëshon Malit të Zi.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj para qytetarëve të shumtë në sheshin “Skënderbeu” ka thënë se është dita kur do të bjerë Qeveria.

“Po vjen dita juaj qytetarë. Po vjen dita juaj atdhetarë, dita juaj të rinj e të reja. E drejta po fiton. Ne i themi “jo” korrupsionit që e ka varfëruar Kosovën, “jo” Kosovës pa ushtrinë e vet, “jo” “zajednicës” që na e sjell Serbinë në Kosovë, “jo” demarkacionit, që nga Çakorri e afron kufirin në Kuqishtë dhe nga Kulla e Zhlepit në Savino Vodë”, tha Haradinaj.

Ndërsa Lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj tha se Kosova është bashkuar në Prishtinë për t’u thënë shkelësve të Kushtetutës, që nuk mund të qeverisni më shtetin e Kosovës.

Limaj ka deklaruar se nuk ka shtet në Evropë që pranon qeverisjen nga një Qeveri që ka shkelur Kushtetutën duke prekur integritetin territorial të vendit.

“Qeveria nëse nuk e ka kuptuar deri mbrëmë se çfarë ka bërë, sot në sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skenderbe ka ra Qeveria e Kosovës, ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të zgjidhet kriza politike”, tha Limaj.

3

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se masiviteti i qytetarëve në protestë, tregon se pushteti nuk mbahet me dhunë, polici e shtypje. Ymeri theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë demokraci kur në krye të shtetit qëndrojnë shkelësit e Kushtetutës.

Për këtë Qeveri, Ymeri tha se po tenton ta zhbëj Republikën e Kosovës. Sipas Ymerit, përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, po vazhdojnë ta kërcënojnë Republikën duke insistuar në themelimin e AKS-së.

Vetëvendosje nëpërmjet një postimi në “Facebook” thotë se në protestën e sotme të pranishëm janë mbi 100 mijë qytetarë të vendit. “Protesta më e madhe pas luftës! Pjesëmarrja masive e mbi 100 mijë qytetarëve tregon mbështetjen e madhe që kanë kauzat e opozitës”, thuhet në këtë postim.

Sipas Vetëvendosjes, Qeveria tani nuk ka mbështetje dhe duhet të largohet.

Ndërsa, qeveria e Kosovës nga mbledhja e pasdites së djeshme, e dyta brenda ditës, u ka bërë thirrje partive politike të opozitës që, “protestën e paralajmëruar për të shtunën në Prishtinë, ta organizojnë në mënyrë të qetë dhe paqësore”.

Herën e kaluar, në 28 nëntor, në manifestimin e opozitës në Prishtinë sipas vlerësimeve të saj ishin 35 mijë pjesëmarrës.

4

Në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015 me Serbinë, veçanërisht asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, tre subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë dhe Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh, kanë organizuar protesta, aksione simbolike e manifestime.

Ata kanë bllokur edhe Kuvendin e Kosovës me hedhje gazi lotsjellës në sallën e seancave plenare e jashtë saj, ndërsa në këto zhvillime ka edhe të arrestuar, përfshirë deputetë opozitarë.

“Numri total i deputetëve opozitarë të arrestuar në datën 14 dhjetor është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13”, theksonte në një njoftim Lëvizja Vetëvendosje në mesnatën e mesit të dhjetorit 2015, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës, në orët e vona të natës kishte mbajtur seancë në sallë alternative.

1

January 9, 2016 15:36
Komento

4 Komente

  1. Kosovari January 9, 16:59

    Zjarrin qeverise nga kosovaret qe nuk duan Kosove me Republike Serpska ( Zajednice ). Zjarrin Kosoves kerkon t”ja fuse deshira perverse e BE per Multietni me zor mes dy popujve qe nuk mund te bashkjetojne ne nje shtet. Me mire zjarr te qeveria kukull se zjarr ne Kosove me Zajednice.

    Reply to this comment
  2. mirel January 9, 20:31

    Qeveria duhet pezulluar menjehere. Tadhetaret ne litar.
    Nuk duhet te kete negociata.
    Poshte Isa Mustafa, Thaci dhe tere plerat qe shesin gjakun dhe token shqiptare.
    Te gjithe te bashkuar pas Albin Kurtit

    Reply to this comment
  3. Vetevendosje January 10, 03:09

    Kosovaret nuk duhet te leshojne asnje cm toke shqiptere. Vetevendosje dhe jo protektorate I perendimit. Tokat shqiptare grabiten, per te vendosur ekuilibret midis USA-RUSI. Sa here Jane me konflikte keta miqte tane te larget, rre bejne ndonje cope truall me ballkan, ja japis Serbi baxhelles, dhe qetesohet situata. Fati I keq qe ne I kemi fqinje serbet me gjak blu..

    Reply to this comment
  4. Arben January 10, 08:55

    ZAJEDNICA NUK KALON

    KOSOVA ESHTE SHQIPERI

    PERPARA VETEVENDOSJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*