Tension tek Brazili, Silva: Sjellja e Neymar më ngjalli trishtim

June 23, 2018 19:10

Tension tek Brazili, Silva: Sjellja e Neymar më ngjalli trishtim

Nëpër mediat braziliane po qarkullojnë disa deklarata të Thiago Silva-s, në të cilat shihet një mënyrë e të kritikuarit të futbollistit ndaj Neymar.

“Më ngjalli shumë trishtim sjellja e Neymar”, ka deklaruar Thiago në lidhje me atë që ndodhi në fushën e lojës së skuadrave Brazil-Kosta Rika.

Episodi në fjalë është regjistruar teksa rezultati vazhdonte të qëndronte 0-0.

Thiago Silva i ka kthyer topin futbollistëve të Kosta Rikës si një gjest Fair Play, por ky veprim mesa duket nuk është pritur mirë nga Neymar.

“Në momentin që dorëzova topin Neymar më ofendoi, por unë besoj se kisha të drejtë, pasi nuk ishte ai topi që na solli fitoren”, ka vijuar të thotë ai.

Por pavarësisht deklaratave të tij, Silva shprehet se ai është i qetë dhe se e konsideron Neymar si një vëlla.

Dy lojtarët ndajnë të njëjtin top edhe për skuadrën e Paris Saint Germain.

s.a/dita

June 23, 2018 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*