Tensione në KQZ, përfaqësuesit e PDIU kërcënojnë dhe fyejnë Lefteri Luzin

June 3, 2015 09:32

Tensione në KQZ, përfaqësuesit e PDIU kërcënojnë dhe fyejnë Lefteri Luzin

Mbledhja e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me tensione.

Kjo, pas vendimit të KQZ-së për të përjashtuar PDIU-në nga grupet e numërimit.

Sipas përfaqësuesit të PDIU, kjo është një maskaradë.

Gjatë diskutimeve tonet janë ngritur ndjeshëm, ndërsa përfaqësuesi i PDIU i ka rënë me grusht tavolinës, në formë kërcënimi dhe ka fyer kryetaren e KQZ, Lefteri Luzi.

Kjo ka bërë që kryetarja e KQZ të tharrasë forcat e sigurisë në sallë dhe të ndërpresë mbledhjen.

“Mos më fol me fjalë jo etike” mësohet t’i ketë thënë kryetarja e KQZ –së Lefterie Luzi përfaqësuesit të PDIU-së .

Më pas ka ndërprerë mbledhjen për 10 minuta.

June 3, 2015 09:32
Komento

6 Komente

  1. cam fieri June 3, 09:47

    Idrizua do edhe akulloren e pushtetit edhe cokollaten e opozites.
    Edhe t mirat qe i cakton ligji pushtetit edhe t mirat qe i cakton ligji opozites.
    Idrizooo, o andej o kendej. Apo ti ke dy bythe vlla?

    Reply to this comment
  2. juristi June 3, 10:15

    E drejta e numeruesve i takon partis se dyte opozitare. Perderisa Pdiu u be parti qeveritare nuk mund ta pretendoj me kete te drejte. Ajo i kalon PR-se. Kurse nga krahu tjeter LSI-se.
    Lefteria ka te drejte.

    Reply to this comment
  3. Iliri June 3, 11:30

    Po sikur cdo parti te kishte te drejten per nje numurues te vetin, c’te keqe ka? Apo dore te lire vjedhjes se votave?! ALBANISTAN

    Reply to this comment
  4. ali June 3, 12:21

    Kape prej zheles se e keni ne natyre ju kryetaret ahaahaha

    Reply to this comment
  5. Mato Hasani June 3, 13:25

    Shpetim Idrizi eshte mashtrues dhe interesaxhi .Ai ka perfituar shume nga PS .E beri deputet PS dhe vajti me Partine Demokratike per te mare ndonje kocke me shume . Tani qe ra PD-ja Idrizi kthehet me PS -en per interesa personale jo per besnikeri .Duke njohur kete karakter te Idrizit e perdor Edi Rama sipas situatave politike . Servilat dhe interesaxhijt me shume te prishin pune . Une i kam dhene voten per deputet te PS ne Vlore dhe e quaj gabim qe Rama e beri nenkryetar te Parlamentit sepse nuk e meriton ate detyre dhe nuk ka stature per ate pozicjon .

    Reply to this comment
  6. loku June 3, 17:03

    Shqiperia eshte Cameri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim