Tensione në marrëdhëniet Podgoricë – Moskë

October 28, 2015 17:48

Tensione në marrëdhëniet Podgoricë – Moskë

Protestat e një pjese të opozitës, e cila është tubuar në të ashtuquajturin Fronti demokratik, i kanë acaruar marrëdhëniet zyrtare në relacionin Podgoricë – Moskë deri në masën që nga vet Kremlini është akuzuar pushteti malazez për demonizim të Rusisë.

Ndërkaq, Podgorica është përgjigjur se është e dukshme që Moska po i mbështetë protestat në mënyrë që ta pamundësojë hyrjen e Malit të Zi në NATO.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, gjatë vizitës së tij në Lubjanë, të martën, ka deklaruar se mbështetja e tillë e Moskës zyrtare për protestat ka qenë e qartë.

“Nuk ka nevojë për interpretim. Rusia ka dërguar tri porosi të qarta dhe të drejtpërdrejta përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Porositë kanë qenë më shumë se të drejtpërdrejta dhe më shumë se eksplicite”, ka thënë Gjukanoviç, raporton REL.

Vetëm disa orë pas kësaj deklarate të Gjukanoviçit, i cili po ashtu ka theksuar se Moska po provokon trazira në Podgoricë, për t’ia zvogëluar shanset e malit të Zi për të hyrë në NATO, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë.

Në deklaratën e saj, Moska e ka fajësuar Gjukanoviçin se ai dëshiron ta bartë përgjegjësinë për përplasjet në Podgoricë, për siç thuhet “injorimin e tërësishëm të mendimin të pjesës së rëndësishme të shoqërisë malazeze”.

Në këtë deklaratë për shtyp, gjithashtu thuhet se “Gjukanoviçi, në asnjë mënyrë nuk provuar qëndrimet e tij për përzierjen e Rusisë në nxitjen e tensioneve sociale në Mal të Zi, pasi që fakte të tilla nuk ka”.

Kremlini zyrtarë gjithashtu ka folur për protestat disa javore të një pjese të opozitës duke konstatuar se është mjaft i brengosur për “dhunë të tepërt, të cilën autoritetet e Malit të Zi e kanë përdorur për të ngulfatur protestat e qeta”.

Ndaj deklaratave të autoriteteve Ruse, ka reaguar Qeveria e Malit të Zi, duke konstatuar se deklaratat e fundit të Ministrisë së Jashtme ruse janë vërtetim i bazimit të pretendimeve të Gjukanoviqit për përzierjen e Rusisë në protestat kundër NATO-s.

 

October 28, 2015 17:48
Komento

2 Komente

  1. Arben October 28, 19:25

    MUZHIKET JASHTE NGA BALLKANI.

    Reply to this comment
  2. demo October 28, 19:31

    Ata jane serbe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*