Tensione politike mes BE-së e Turqisë, Ankaraja: Pezullimi i negociatave, i papranueshëm

February 21, 2019 16:43

Tensione politike mes BE-së e Turqisë, Ankaraja: Pezullimi i negociatave, i papranueshëm

Thellohen përplasjet mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, një ditë pasi Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian votoi pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ankaranë. Vendimi bazohej në projekt-raportin e eurodeputetëve, ku vëmendja kryesore i kushtohej cënimit të të drejtave të njeriut dhe presionit të fortë të qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor.

Ministria e Jashtme turke e quajti absolutisht të papranueshëm votimin e komisionit europarlamentar për punët e jashtme. Zëdhënësi Hami Askoj tha se raporti ishte i njëanshëm dhe jorealist. Dokumenti pritet të votohet në Parlamentin Europian gjatë javëve në vijim.

Praktikisht, bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian janë të ngrira që pas tensioneve mes Ankarasë dhe Brukselit për grushtin e dështuar të shtetit të Korrikut 2016. Bashkimi Europian dhe vendet anëtare kanë kritikuar ashpër Presidentin turk Erdoan për shtypjen e opozitës nën pretekstin e bashkëpuntorëve të puçistëve. Pezullimi i negociatave pritet të ndikojë negativisht edhe në ekonominë turke, ku vendet europiane janë partnerët kryesorë në biznes.

v.l/ Dita

February 21, 2019 16:43
Komento

5 Komente

  1. Leon Rrapini February 21, 18:36

    Erdogani, duke perforcuar me masa antikushtetuese të Republikës Turke ka uzurpuar demokracinë gati shekullore, të shprehur edhe në mënyrë demonstrative, duke hequr nga zyrtarizmi dhe publiciteti Turk, alfabetin e shenjtë fetar, dhe duke vendosur alfabetin e qytetrimit euro-atllantik mbarë-europian, alfabetin latin. Demokracia e Shtetit turk para Erdoganiane ka pas tejkaluar demokracinë e shteteve të Evropës Lindore, jugore dhe të Lindjes së Afërtë që vazhdojnë me koncepte shovene, ultranacionaliste dhe refuzojnë të zëvëndsojnë alfabetet nacionaliste mesjetare që I quajnë të shënjta. Këtë masë të drejtë të BE-s unë e konsideroj Pezullim të Bisedimeve, sepse demokracia e vertetë e Turqisë nuk do të shuhet prej kesaj aventure të një udhëheqësi që është kthyer në sundimtar.

    Reply to this comment
    • Cubi February 22, 22:24

      Shikone shqiperin dhe kosoven cop ,cop dikush fal tok ne veri tjetri det ne jug e lene Erdoganin e turqin ti shikojm punët tona llugë

      Reply to this comment
  2. Arben February 22, 08:17

    Gjithe ballkani= Perandoria Osmane.

    Reply to this comment
  3. Pellazgos February 22, 15:16

    Kurse gjithe bota zoti Arben i thote Dhimokratia,Theatro,Muzik,Alfabet,Marathone,etj.
    Dhe sidomos Lojerat per nder te Perendive te Olimpit jane simboli i Civilizimit Greke,Ilyre,Epirote dhe nuk ka lidhje me Hamzate,Sulejmanet,Qemalet,Mahmutet,Niamey,Abdyllahet,Shemshedinet e ashtuquajture Al-Banian.

    Reply to this comment
  4. Cubi February 22, 22:24

    Shikone shqiperin dhe kosoven cop ,cop dikush fal tok ne veri tjetri det ne jug e lene Erdoganin e turqin ti shikojm punët tona llugë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*