Tensione pranë shkollës “Petro Nini”, banorët shtrihen në rrugë kundër prishjes së një banese

March 11, 2019 11:13

Tensione pranë shkollës “Petro Nini”, banorët shtrihen në rrugë kundër prishjes së një banese

Banorët e një banese pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” kanë bllokuar rrugën duke u shtrirë për të ndaluar prishjen e banesës së tyre.

Vendimi i Gjykatës që u kthen pronarëve një sipërfaqe toke pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” nuk i ka pëlqyer pronarëve të një ndërtese që është mbi këtë pronë.

Ata sot kanë protestuar duke zënë rrugën e duke u shtrirë në të për të penguar përmbarimorët që të ndërhyjnë për ta shembur ndërtimin e për të liruar tokën.

Por pronarët e ndërtesës thonë se kanë dokumente të rregullta dhe banojnë atje prej 70 vitesh. Ata thonë se toka është në pronësi te shtetit ndërsa tregojnë dokumentet.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të hapur rrugën ndërsa janë shoqëruar disa nga banorët. Ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të një zjarri që shpërtheu në ndërtesën që do të shembet.

 

o.j/dita

March 11, 2019 11:13
Komento

8 Komente

  1. bart72 March 11, 11:16

    Voto i komunistat pastaj qani jo shtepite Po do ja u bejne me keq votoni mafien dhe drogen

    Reply to this comment
  2. info analitike March 11, 11:44

    Shoke nuk po e shoh gjëkundi Tahorrin që t’i mbrojë banorët. Pra këta po sillen njësoj si Saliu e askush nuk pipetin

    Reply to this comment
  3. Argjon March 11, 12:00

    Mos u habisni kur Presidenti i Greqisë i kërkon Shqipërisë të respektojë të drejtat e pakicës greke! Të paktën të drejtat e tyre ka kush i mbron.
    M’u dhimbsen shumë jetët e këtyre njerëzve kur pashë pamjet sesi policia bashkëpunonte me të fortët.
    Shqiptarët përplasen në mes të rrugës sikur të ishin thasë plehu.
    Edhe po të jetë pronar trualli, kush ia jep të drejtën të prishë shtëpinë që nuk është pronësi e tij?

    I kanë dëmshpërblyer pronarët e shtëpisë?!

    Nëse pronarët e kanë fituar pronësinë e shtëpisë nga Shteti dhe tani Shteti ia jep pronësinë e truallit pronarit të dikurshëm, kjo nuk do të thotë se duhet rrafshuar prona e pronarëve të shtëpisë!

    Kush i mbron të drejtat e shqiptarëve në Shqipëri?

    Reply to this comment
  4. qytetar March 11, 12:27

    Nje objekt i paligjshem padyshim do prishet dhe te behet dicka e re, asgje te keqe nuk ka

    Reply to this comment
  5. vilson naci March 11, 12:48

    Gjithe kete katrahure e sjellin gjyqtaret e dale nga kursi 3 mujor i plepave ne Durres, te cilet bejne si u do qejfi ne vendimet qe marrin pa ju dridhur qerpiku i syrit. Duhet te miratohet me ligje qe per cdo shkelje ne vendimet qe marrin keta gjyqtare te ndeshkohen me burge, jo me shkarkim nga detyra sepse me vendimet e tyre te mbrapshta kan ndodhur dhe vrasje midis qytetarve.

    Reply to this comment
  6. M Tirana March 11, 13:11

    Gjykatesit ( meshkuj + femra) , KURVA te Tiranes e gjithe Shqiperise: t’i varin per llape , per ate qe i kane bere ketyre banoreve dhe gjithe hallexhinjve te Shqiperise me vendimet e tyre absurde.
    Pse nuk gjykohen keta gjykates qe japin vendime te padrejta?
    Edhe BUFI e di ligjin se ,ne rast se eshte ndertuar ne menyre te ligjshme ne token e tjeterkujt ,banesa nuk prishet,trualli kompensohet.
    Ky eshte nje ligj i drejte.
    Mallkim brez pas brezi!
    Keqardhje per banoret ,sidomos per femijet.
    Eshte koha e MASKARENJVE!!!

    Reply to this comment
  7. Adih March 11, 16:56

    Sa me mellef komentoni o komentues te mesiperm . As edhe njeri nuk komenton per hallin e pronarit .Pronaret qe te gjithe kane te drejte .Ne kete rast mos i shani gjygjtaret . Ka vdekur komunizmi me kohe . Nuk duhet te shkelen te drejtat e njeriut . Eshte ne kushtetuten shqiptare neni 181 .Sa shpejt harroni qe kollofiti Basha 14 milion Eurot ne ujin e ftohte Vlore . Po ashtu edhe banoret e ASTIRIT tek Unaza e RE . Mendoni o njerez qe ne me taksat tona do i pagojme keto gafa qe na la komunizmi ,dhe me keqardhje prisni se skeni pare gje akoma ,kur te filloj SPAK ,reformimi i drejtesise .Prandaj po e bejne me ngulm dhe me investime te medha Amerike dhe Gjermania .Nuk hyet ne BE me ligjin 7501 ,e me kooperativa bujqesore ..Sa ju ka infektuar komunizmi i mbrapesht o njerez .Po nuk shkoi prona tek i zoti ,nuk ka investime te firmave serjoze ,por vetem Z MANET E UJKAJT me soj e eorollop .,do kete vrasje ,do kete korrupsion ,prandaj po largohet edhe rinia neper bote jashte shqiperise ,si cifuti ne shkrehtetire ..Mos harroni sa para ne qindra milionera ne Euro ,kemi paguar ne populli i pafajshem ,ne gjykaten e STRASBOURGUT ,kunder shtetit shqiptaret ,pro pronareve . Deri tani kemi zbrazur xhepat tona ,per te paguar shkelesit e ligjit hajdutet e trojeve .Cfare taksirati kam une te paguaj brez mbas brezi ,ku une vete nuk kam vjedhur as edhe nje milimeter toke .Eshte kjo llogjike ,i therisni mendjes . . Me te zgjuar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*