Tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, ministri turk: Nuk ndihmojnë dialogun

April 16, 2019 10:12

Tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, ministri turk: Nuk ndihmojnë dialogun

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se kërcënimet, ultimatumet dhe afatet nga SHBA-të nuk ndihmojnë dialogun midis Ankarasë dhe Washingtonit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kërcënimet, ultimatumet dhe afatet nuk ndihmojnë dhe nuk janë në përputhje me frymën e aleancës”, deklaroi Akar në një konferencë mbi marrëdhëniet amerikano-turke në Washington, ku ai diskutoi prokurimin turk të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 dhe rritjen e presionit të SHBA-ve ndaj Turqisë për shkak të vendimit të saj.

“Ne besojmë se kjo çështje mund të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv”, tha Akar për bisedimet me aleatin e saj të NATO-s.

Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankara në vitin 2017 vendosi të blej sistemin e Rusisë.

Washingtoni paralajmëroi Ankaranë për blerjen e sistemit S-400, ndërsa në fillim të këtij muaji pezulloi shpërndarjen e pjesëve dhe shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me avionët F-35.

Zyrtarët e SHBA-ve sugjeruan që Turqia të blej sistemet e raketave Patriot të SHBA-ve në vend të sistemit S-400 nga Rusia, duke argumentuar se do të ishte e papajtueshme me sistemet e NATO-s dhe do t’i ekspozonte avionët F-35 nën nënshtrimin e mundshëm rus.

l.h/ dita

April 16, 2019 10:12
Komento

4 Komente

  1. Bythqiraturk April 16, 12:34

    Ikni o race e qelbet do kapeni me ameriken ju

    Reply to this comment
  2. Alban April 16, 13:19

    Shumë Po i nxirrni flakë bythës o pismilet!

    Reply to this comment
  3. Droni April 16, 16:28

    Ke te fala nga sulltani hiqi pantallonat dhe bohu gati

    Reply to this comment
  4. Arben April 16, 17:55

    Perpara o Sulltan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin