Tensionet në kufirin Gaza-Izrael, 5 të vdekur e 350 të plagosur

March 30, 2018 14:05

Tensionet në kufirin Gaza-Izrael, 5 të vdekur e 350 të plagosur

Mijëra palestinezë në Gaza kanë marshuar drejt kufirit me Izraelin, në atë që shënon fillimin e marshimit protestues 6-javor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se të paktën 5 persona janë vrarë dhe 350 janë plagosur, shumë prej të cilëve nga të shtënat e izraelitëve.

Ushtria izraelite raportoi për “trazira” në 6 vendndodhje të ndryshme, duke shtuar se “po qëllonte vetëm në drejtim të nxitësve kryesorë”.

Palestinezët kanë ngritur 5 kampe pranë kufirit për të protestuar, në atë që është mbiquajtur “Marshimi i madh i rikthimit”.

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) thanë se janë grumbulluar rreth 17 mijë palestinezë në 5 pika të ndryshme përgjatë gardhit kufitar. Ato shtuan gjithashtu se trupat ishin “duke qëlluar nxitësit kryesorë” për të mundësuar shpërndarjen e trazirave, mes të cilave përfshihen edhe djegia e gomave apo hedhja e bombave molotov e gurëve ndaj rojeve kufitare. Megjithatë, IDF-ja njofton se “ka përforcuar zonën e mbyllur ushtarake” në vendngjarje, që rrethon Gazën.

Zyrtarët palestinezë të Shëndetësisë thanë se, përpara nisjes së protestës së kësaj të premteje, një fermer 27-vjeçar, Omar Samour, ishte vrarë nga zjarri i lëshuar nga një tank pranë Khan Yunis, e një tjetër ishte plagosur.

o.j/dita

 

March 30, 2018 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*