Tensionet racore “shkundin” Obaman

August 19, 2014 09:57

Tensionet racore “shkundin” Obaman

Rrugët e Fergusonit prej disa ditësh janë mbushur me protestues, të cilët policia nuk ka nguruar t’i shpërndajë me gaz lotsjellës dhe armë zjarri. Barack Obama u përpoq të qetësojë revoltën raciale që detyroi rikthimin e tij në Uashington, duke urdhëruar një autopsi të dytë për adoleshentin afro-amerikan Michael Brown, vdekja e të cilit një javë më parë u bë shkas për protesta. Pasi Presidenti amerikan kërkoi një hetim transparent dhe vendosi operacionin në duart e policisë së shtetit në vend të policisë lokale, gjakrat u qetësuan pak .

“Kjo është koha për t’u shëruar. Koha për paqe dhe qetësi në rrugët e Ferguson”, paralajmëroi Obama. U morën disa hapa për të lehtësuar tensionin: Kreu i policisë lokale, Thomas Jackson u tërhoq nga kontrolli i zonës pas breshërisë së kritikave që mori për përdorimin e dhunës dhe pajisjeve ushtarake në shtypjen e demonstruesve. Në vend të tij u vendos, Kapiteni Ronald S. Johnson. Jackson është i bardhë, ashtu si dhe agjenti që vrau të riun dhe ashtu si shumica e forcave të policisë në popullsinë ku dominojnë afro-amerikanët.

Prandaj jo më kot u zgjodh kapiteni Johnson, i cili është një polic me ngjyrë. Një tjetër hap me vend ishte se FBI mori çështjen në dorë duke vendosur 40 agjentë që të qartësojnë atë që ka ndodhur natën e 9 gushtit mes agjentit Ëilson dhe të riut Broën. Por gjërat nuk po shkojnë ashtu siç e prisnin zyrtarët dhe protestat kanë shpërthyer sërish, duke pikturuar një peizazh grabitjesh dhe përleshjesh që të kujtojnë trazirat racore para disa dekadash. Shkëndija që ndezi protestat përsëri ishte publikimi nga ana e shefit të policisë lokale, Thomas Jackson, të një videoje ku shihet Michael Brown, i riu i vdekur, duke vjedhur një kuti me puro disa orë para takimit fatkeq me agjentin Wilson.

Vlera e materialit të vjedhur ishte më pak se 50 $ dhe policia nuk kishte njohuri për regjistrimin dhe as nuk ishe njoftuar. Megjithatë konteksti i këtij episodi nuk është asgjë e jashtëzakonshme. Obama dhe Holder, Prokurori i Përgjithshëm dhe President i Shteteve të Bashkuara, janë afro- amerikanët e parë në pozicionet e tyre respektive. Të dy e kanë pranuar në publik shqetësimin që vazhdon të shkaktojë në shoqërinë amerikane çështja e pabarazisë racore në vend. Vetëm dy vjet më parë, rasti i një të riu afro-amerikan, Trayvon Martin, i vrarë me armë zjarri nga një i bardhë, George Zimmerman tronditi vendin.

Një rast që ka elemente të përbashkëta me vdekjen e Brown dhe përfundimi i të cilit (Zimmerman është shpallur i pafajshëm) ushqen idenë se sistemi gjyqësor është i njëanshëm kundër afro-amerikanëve. Nga ana e tij, Obama e ka të vështirë të dalë i padëmtuar nga kjo situatë. Fjalët e tij për qetësi dhe pajtim janë perceptuar nga shumë aktivistë si të papërshtatshme dhe pothuajse si një tradhti, në një situatë që ata e gjykojnë si rezultat i drejtpërdrejtë i skllavërisë dhe ligjet e segregimit racial që janë fuqi që prej vitit 1965.

August 19, 2014 09:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*