Gjeopolitika e Energjisë / Deti shqiptar dhe tensioni i ri Turqi – Greqi

December 12, 2019 11:22

Gjeopolitika e Energjisë / Deti shqiptar dhe tensioni i ri Turqi – Greqi

Nga Shaban Murati

 

Në shekullin 21 aleancat pothuaj kanë pushuar së ndikuari në raportet midis anëtarëve të tyre. Gravitacioni ka lëvizur drejt burimeve të energjisë, të cilat po ndikojnë dhe po përcaktojnë raportet në diplomacinë dhe në gjeopolitikën rajonale.

Tensioni i ri, që lindi këto ditë në marrëdhëniet midis dy shteteve anëtarë të NATO-s,Turqisë dhe Greqisë, për çështjen e zonave detare në detin Mesdhe, është një tregues elokuent se si burimet e reja të naftës dhe të gazit po kushtëzojnë klimën e marrëdhënieve midis shteteve.

Në 27 nëntor Turqia nënshkroi me qeverinë e Libisë dy memorandume, njeri për delimitimin e zonave ekonomike ekskluzive, EEZ, dhe tjetri për çështjet dypalëshe të sigurisë dhe të bashkëpunimit ushtarak. Memorandumi apo marrëveshja detare u ratifikua nga parlamenti i Turqisë në datën 5 dhjetor dhe në datën 7 dhjetor me botimin në “Gazetën Zyrtare” hyri në fuqi.

Në datën 7 dhjetor presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se marrëveshja detare midis Turqisë dhe Libisë është depozituar në OKB, siç është rregulli për marrëveshjet e rëndësishme detare të ratifikuara midis shteteve.

Marrëveshja detare midis Turqisë dhe Libisë përcakton kufijtë e Zonave Ekonomike Ekskluzive midis dy shteteve në detin Mesdhe dhe ligjëron të drejtat e tyre për shfrytëzimin e këtyre zonave në përputhje me sovranitetin e secilit shtet dhe me ligjin ndërkombëtar të detit. Marrëveshja shkaktoi një reaksion emotiv në Greqi, e cila e cilësoi si të pavlefshme dhe që shkel të drejtat greke në hapësirën detare mesdhetare.

Tërheq vëmendjen fakti që Greqia reagoi kundër marrëveshjes detare midis Turqisë dhe Libisë ende pa u njohur me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje, e cila nuk është publikuar. Qeveria greke në mënyrë ultimative i kërkoi ambasadorit të Libisë në Athinë që t’i dorëzonte Greqisë brenda tri ditëve tekstin e marrëveshjes detare me Turqinë. Është një kërkesë jo normale nga pikëpamja diplomatike, sepse një shtet nuk është i detyruar t’i japë shteteve të treta marrëveshjet dypalëshe, që nënshkruan me shtete të ndryshme.

Meqë qeveria e Libisë nuk ia dorëzoi tekstin e marrëveshjes, qeveria greke e dëboi ambasadorin e Libisë të akredituar në Athinë. Vëzhguesit diplomatike e gjetën disi të habitshëm faktin që qeveria greke nuk ia kërkoi ambasadorit turk të njëjtën gjë.

Reagimi i furishëm diplomatik dhe propagandistik i Greqisë ndaj marrëveshjes detare midis Turqisë dhe Libisë duhet shpjeguar me përballjen e një sfide të re në Mesdhe, që i lind tani Athinës pas marrëveshjes së re detare të dy shteteve mesdhetare.

Greqia ka ndjekur një politike detare ekskluziviteti në Mesdhe, për t’i siguruar vetes hapësira sa më të mëdha juridiksioni detar të shfrytëzimit dhe përdorimit të pellgjeve të naftës dhe të gazit dhe për ta bërë Greqinë një forcë dominuese në detin Mesdhe dhe në detet lidhur me të, që nga deti Egje e deri në detin Jon. Zbulimi i rezervave të mëdha të gazit dhe të naftës në Mesdheun Lindor, të cilat sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan vlerësohen në qindra miliarda dollarë, bënë që politika detare e Greqisë të orientohej në krijimin e aleancave dhe grupimeve detare, që mënjanojnë Turqinë si një fuqi e madhe mesdhetare.

Në këtë kuadër Greqia krijoi koalicione të reja energjetike me Qipron, Egjiptin, Izraelin, Libanin, etj. Koalicionet energjetike greke kanë një emërues të përbashkët, që zgjedhin shtete në konflikte dhe në armiqësi me Ankaranë, duke synuar që Turqia të përjashtohej nga përfitimet në zonat e reja detare me pellgje nafte dhe gazi në Mesdheun Lindor.

Kjo gjeopolitikë energjetike përjashtuese do të lindte konflikte të reja, në zhvillim e sipër, lidhur me shfrytëzimin e burimeve energjetike të rajonit mesdhetar.

Së pari, lindi konflikti për zonën ekonomike ekskluzive të Qipros, të cilën Athina e konsideron të drejtë ekskluzive vetëm të qeverisë së Qipros Jugore greke, duke përjashtuar qeverinë dhe popullin e Republikës turke të Qipros  Veriore, që gjithashtu ka të drejtën të gëzojë dhe të shfrytëzojë burimet e naftës dhe të gazit në hapësirat detare qipriote.

Së dyti, lindi konflikti i ri për pellgjet e naftës dhe të gazit, që janë në zonën ekonomike ekskluzive midis Turqisë dhe Libisë, dhe të cilat Greqia i pretendon për veten e saj. Shqetësimi grek është gjithashtu edhe sepse kufiri i ri i zonave ekonomike ekskluzive midis Turqisë dhe Libisë i jep fund monopolit grek në këtë hapësirë detare dhe e pengon Greqinë që të jetë zotëruese e hapësirës detare, ku pritet të kalojë nëpër det një gazsjellës nga Lindja e Mesme për në Europë dhe që tani i bie të kalojë në zonat ekonomike ekskluzive detare të Turqisë dhe të Libisë.

Diplomacia greke po përpiqet të ngrejë një reagim ndërkombëtar kundër kësaj marrëveshje, edhe në 3 dhjetor në samitin e NATO-s në Londër, edhe në 9 dhjetor në mbledhjen e ministrave të jashtëm të  BE në Bruksel. Natyrisht në samitin e NATO-s, ku janë anëtarë edhe Turqia, edhe Greqia, nuk arriti gjë, sepse NATO nuk mund të mbajë anë në një konflikt dypalësh të dy anëtarëve të saj. Por nuk duket se arriti as në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Bruksel në 9 dhjetor, ku ministri i jashtëm grek Dendias paraqiti kërkesat zyrtare që BE të dënojë marrëveshjen detare midis Turqisë dhe Libisë dhe të ndërmarrë sanksione kundër Turqisë dhe Libisë.

Shefi i ri i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, deklaroi pas mbledhjes së 9 dhjetorit se disa vende të BE janë të shqetësuara për marrëveshjen e kufijve detarë të Turqisë me Libinë, por BE do të vazhdojë të studjojë marrëveshjen para se të vendosë të ndërmarrë ndonjë veprim.

Vetëpërmbajtja, që po tregon BE, është një shenjë se çështja e marrëveshjes detare midis Turqisë dhe Libisë duhet parë në një kuadër më të gjerë të respektimit të të drejtave dhe të interesave, që kanë të gjithë shtetet e rajonit për zonat e tyre ekonomike ekskluzive.

Parimi i rëndësishëm është që e drejta e shfrytëzimit të burimeve të naftës dhe gazit në Mesdheun Lindor duhet të jetë kolektive e të gjitha shteteve të rajonit dhe jo vetëm i njërit shtet apo i një grupimi të mbyllur energjetik dhe politik.

Vetëpërmbajtja e BE duke se ka të bëjë edhe me lojërat e shumta energjetike, që po luhen në Mesdhe. Greqia vetë ka ndjekur përpara Turqisë praktikën e delimitimit të zonave ekonomike ekskluzive me shtete shumë larg saj si Egjipti.

Ministri i jashtëm grek Dendias pranoi në 8 dhjetor se midis Greqisë dhe Egjiptit janë zhvilluar qysh në kohën e qeverisë së ish kryeministrit Cipras dhjetë raunde bisedimesh për të përfunduar një marrëveshje detare të përcaktimit të zonave ekonomike ekskluzive. Derisa Greqia po zhvillon bisedime me Egjiptin për të njëjtin tip marrëveshje, është e vështirë të pranosh se Turqia nuk ka të drejtë të zhvillojë bisedime dhe të arrijë marrëveshje me Libinë për këtë çështje.

Ngutja për të akaparuar pellgjet energjetike në Mesdhe e ka nxitur Greqinë drejt qendrimeve të gabuara lidhur me konfliktin e brendshëm në Libi. Athina po zhvillon marrëdhënie zyrtare dhe po përfundon marrëveshje zyrtare me forcat rebele të gjeneralit libian Haftar, që po zhvillon luftë civile për të rrëzuar qeverinë e ligjëshme të Libisë në Tripoli, qeveri e njohur ndërkombëtarisht nga OKB.

Greqia dhe Egjipti në kritikat e tyre kundër marrëveshjes detare të Turqisë me Libinë po përdorin argumentin se qeveria e ligjshme e Tripolit nuk ka autoritetin të firmosë marrëveshje ndërkombëtare, në një kohë që Greqia dhe Egjipti po bëjnë marrëveshje ndërkombëtare të firmosura me forcat rebele libiane. Greqia ka arritur në atë pikë sa që po përdor forcat rebele të Libisë Lindore për të kundërshtuar marrëveshjen.

Madje kryetari i parlamentit të Greqisë, Tasulas, ka ftuar për vizitë zyrtare në Athinë këto ditë kryetarin e dhomës së përfaqësuesve të Libisë Lindore të forcave rebele. Qysh në tetor në Athinë Banka Qendrore e Libisë Lindore të rebelëve ka nënshkruar me qeverinë greke marrëveshje për zbatimin e masterplanit për rindërtimin e Bengazit, qytetit të dytë më të madh të Libisë. Athina po mobilizon dhe po ndihmon forcat rebele të gjeneralit Haftar, që të përmbysin qeverinë e ligjshme në Tripoli dhe në këtë mënyrë të zhvleftësojnë marrëveshjen detare midis Turqisë dhe Libisë.

Strategjia greke në Libi për të sjellë në pushtet forcat rebele përputhet me strategjinë e njëjtë të Rusisë, e cila nëpërmjet rebelëve synon të vendosë influencën e saj në Libi. Jo rastësisht zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, në 3 dhjetor shprehu mbështetje për qëndrimin e Greqisë në çështjen e marrëveshjes Turqi-Libi. Përpjekjet ruse për influencë në Libi kanë shkaktuar shqetësim në SHBA. Radio shtetërore gjermane “Dojçe Vele” shkruante në 29 nëntor se “Raportet në rritje për mercenarët e grupit “Wagner” të Rusisë, që kanë favorizuar Haftarin, kanë rritur frikën e Uashingtonit për një rritje të influencës ruse në rajon, duke ndezur zërat që SHBA i kanë hapur dritën e gjelbër kësaj marrëveshje të Turqisë me Libinë nëpërmjet NATO-s”.

Grindjet midis Greqisë dhe Turqisë për çështjet detare janë të vjetra dhe të shumta. Kështu që marrëveshja e re detare për përcaktimin e zonave ekonomike ekskluzive midis Turqisë dhe Libisë është një kapitull i ri tensioni midis dy shteteve dhe në Mesdhe.

Vështirë të gjendet një zgjidhje, nëse shtetet nisen nga kërkesa maksimaliste apo monopoli në lidhje me shfrytëzimin e burimeve energjetike të detit Mesdhe. Në aspektin teknik divergjenca kryesore midis Turqisë dhe Greqisë për marrëveshjen me Libinë qëndron në interpretimin e të drejtës se ishujve për të pasur shelf kontinental dhe zonë ekonomike ekskluzive.

Sipas Turqisë ishujt grekë nuk e kanë këtë të drejtë, aq më tepër që shumica e tyre janë pjesë e shelfit kontinental turk. Greqia niset nga interpretimi që ishujt e saj kanë të drejtën e zonës ekonomike ekskluzive dhe marrëveshja detare Turqi-Libi ka kapërcyer zonën ekonomike ekskluzive greke. Greqia e ka të vështirë ta çojë çështjen në një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi, sepse Turqia, ashtu si SHBA, Izraeli, Vatikani, dhe disa shtet të tjera, nuk e kanë firmosur konventën e OKB për të drejtën e detit.

Në situatë të tillë tensioni të ri midis Turqisë dhe Greqisë merr rëndësi zbatimi i një vije diplomatike të qetë dhe realiste për të zgjidhur divergjencat në tryezën e bisedimeve diplomatike dhe jo me politika përjashtuese dhe monopolizuese.

Nga këto zhvillime merr rëndësi për Shqipërinë dalja e këtij tensioni, për shkak të dosjes së çështjes së paqenë të detit, ku diplomacia shqiptare i ka hapur me duart e veta varrin interesave jetike e kombëtare për detin shqiptar.

Athina bën të habiturin që Turqia dhe Libia nuk kanë publikuar dhe nuk i dhanë asaj marrëveshjen detare të 27 nëntorit. Por qeveria greke në bisedimet e zhvilluara me MPJ të Shqipërisë në 2008-2009 për marrëveshjen e vdekur detare i kërkoi zyrtarisht qeverisë së Shqipërisë që të mos ia njoftonte përmbajtjen e bisedimeve detare as SHBA, as Italisë dhe as Turqisë, tre shtete anëtare të NATO-s dhe aleatë strategjikë të Shqipërisë. Greqia kërkonte të fshihte bazamentin e gabuar të procesit të bisedimeve, që përfunduan me marrëveshjen e zezë antikombëtare të detit, dhe të cilën me plot të drejtë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi si të pavlefshme.

Qeveria shqiptare duhet të ndjekë me vëmendje zhvillimet për konfliktet detare në Mesdhe, sepse kjo dinamikë zbulon taktikat dhe intrigat e diplomacisë dhe të qeverisë greke në lidhje me çështjet detare me të gjitha shtetet me të cilat Greqia ka hapur dosjet detare.

Në vitin 2017, kur Shqipëria për fat të keq pranoi të rinegociojë me Greqinë marrëveshjen e vdekur të detit, duke shkelur vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese, Athina siç pohon në 6 dhjetor në një artikull të vet në “Ekathimerini” ish ministri i jashtëm grek Nikos Kocias, “arriti të sigurojë angazhimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE që respekti për ligjin ndërkombëtar të detit do të jetë kriter për palët e treta”.

Ishte një lëvizje dinake greke në prag të rihapjes së bisedimeve zyrtare për detin me Shqipërinë me synimin që Shqipëria të pranonte interpretimin grek të ligjit të detit si një nga kushtet e anëtarësimit në BE. Diplomacia e Shqipërisë nuk ia bëri të ditur opinionit të saj publik këtë lëvizje greke në atë kohë.

Tensionet e reja për zonat detare dhe burimet energjetike në Mesdheun Lindor duhet të jenë kambana për diplomacinë dhe për qeverinë shqiptare, që të mos nguten siç bënë në vitin 2008 dhe në vitin 2017 për të negociuar kufijtë shtetërorë detarë, objekt i ndaluar nga traktatet historike ndërkombëtare dhe nga Gjykata Kushtetuese.

Greqia u zgjua pas 100 vjetësh të kërkonte retifikim të kufijve detarë me Shqipërinë për të akaparuar zona të reja pellgjesh nafte dhe gazi të zbuluara në detin shqiptar të Jonit. Qeveritë shqiptare e hëngrën karremin diplomatik, energjetik dhe gjeopolitik të Greqisë.

Ndaj është jetike të dilet nga kurthi detar grek, që zonat e pasura energjetike shqiptare në detin Jon të mos shkojnë, siç deklaronte Kociasi, për zgjerimin e ujërave territoriale greke dhe as për përfshirjen e hapësirave tona detare në hartat e zonave ekonomike ekskluzive greke.

Gjeopolitika greke e energjisë është gjeopolitikë përjashtuese me të gjithë fqinjët, ndaj qeveria dhe diplomacia jonë duhet të mësojnë përvoja të reja në mbrojtje të interesave jetike detare të Shqipërisë.

 

*****

Rubrika e z.Murati mund të lexohet njlherë në javë në Dita print dhe online. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

December 12, 2019 11:22
Komento

32 Komente

  1. demo December 12, 12:21

    Koken!
    Po buckua kopeshtit me PPP,eshte i lumtur qe po e perkedhel per faqe baba sulltani?
    Mos luaj nga kopshti bucko,se fqinjet e keqij te marrin detin.

    Reply to this comment
  2. Arben December 12, 12:48

    Perpara Sulltan, je shprese per popullin

    Reply to this comment
  3. Eliott December 12, 13:18

    Rubrika me interesante dhe e vecante e gazetes.
    Ju lutem hidheni dhe ne faqen tuaj ne Facebook shume shpesh shkrimet e mira nuk i shfaqni aty

    Reply to this comment
  4. mirel December 12, 15:05

    Lereni Gjeopolitiken greke te shqetesohet per Turqine.
    Ne na interesojne ndyresirat tradhetare te Tiranes;
    “Në vitin 2017, kur Shqipëria për fat të keq pranoi të rinegociojë me Greqinë marrëveshjen e vdekur të detit, duke shkelur vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese, Athina siç pohon në 6 dhjetor në një artikull të vet në “Ekathimerini” ish ministri i jashtëm grek Nikos Kocias, “arriti të sigurojë angazhimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE që respekti për ligjin ndërkombëtar të detit do të jetë kriter për palët e treta”.

    Ishte një lëvizje dinake greke në prag të rihapjes së bisedimeve zyrtare për detin me Shqipërinë me synimin që Shqipëria të pranonte interpretimin grek të ligjit të detit si një nga kushtet e anëtarësimit në BE. Diplomacia e Shqipërisë nuk ia bëri të ditur opinionit të saj publik këtë lëvizje greke në atë kohë”
    Ky eshte thelbi i shkrimit.
    Banditit Ramut qe kercenon dhe gazetaret italiane me vdekje tashme eshte mesuar ti realizoje gjerat me dhune. Dhe kerkoi dhe ndryshimin e kufijve te Kosoves.
    Ky qelbesire tradhetare duhet te ndalet me cdo kusht para se te beje gjemen me kufijte detare.
    Popull shqiptar, boll u ule poshte betonit si i vdekur i gjithi.
    Cohu per vete se po te marrin dhe jeten dhe pasurine, dhe te ardhmen.
    Me keq do perfundosh po vazhdove i perrulur

    Reply to this comment
    • Arben December 12, 15:31

      VETEM KUR TE BEHET TURQIA PERGJEGJESE

      DO LEJOHEN NJEREZ TE DREJTE DHE PUNETORE

      NE KRYE TE SHQIPETAREVE.

      SA TE JENE PERGJEGJES PERENDIMORET

      TE DEGJENERUAR HAJDUTA DHE KRIMINELE

      VETEM LEJOHEN TE NA QEVERRISIN.

      Reply to this comment
      • Pirrua i Epirit December 12, 17:24

        Nga Hamzate,Shabanet,Qemalet,Sulejmanet nuk presim paqe,mireqenie,zhvillim,bashkejetese.
        Keta jane kolona e 5te e turqise ne Epirin Greke te Ilyreve.
        Keta jane ata qe udhehoqen Osmanet,luftuan ata qe nuk u turqizuan,martesat midis tyre as qe behej fjale se kush ishte myslimane turk,kishte privilegje,biografi te mire.
        Keta kriminele persekutuan sa munden ata qe nuk u turqizuan,ua moren pasurine,i detyruan te shtegetojne ne Magna Grecia ku lulezonte qyteterimi Greke dhe quhen sot Arberreshe,ne Greqi u quajten Arvanitas.
        Turkoallvanosat luftuan per Osmanet kurse Epirotet dhe te ashtuquajturit Arvanitas per atdheun e tyre Greqine.
        Keto pasoja i kemi edhe sot.
        Nga nje ane shkruhet ne “historine” e Albanise qe Osmanet dhe Sllavet jane pushtues ne Ballkan dhe nga ana tjeter
        keta vdesin per turkun!
        “Njerez” pa carakter,pa dignytet,pa Istori,pa gjuhe,pa derman.
        Ne vend te bashkohemi me Greket dhe ti kerkojme Italise Magna Grecian per te cilen luftuan Pirro dhe Epirotet dhe Kostandinopolin e Kastriotit qe e mbajne Osmanet e Erdoganit.
        Ju turqit e Sulltanit jini kanceri i Kombit Ilyro Epirote.
        Por Zoti eshte i Madh.
        Idrizet,Ismailet,Shabanet,Sulejmanet,Hamzate u bene Greke dhe do ua shkerd……ne cfare i kini bere ketij Kombi te Lashte me ju dhe “miqte” tuaj qe kane colonizuar gjithe boten me skllever nga Afrika.
        Kete bote kini dashur,kete do kini edhe per pak kohe.

        Reply to this comment
        • Arben December 12, 17:52

          Ti mos prit, vella, mbathja gjermani.

          Une do te punoj per mireqenien time.

          Reply to this comment
          • Gzim Kulufi December 12, 19:01

            Po pse more Arben, a nuk po udhehiqet sot Shqiperia nga otomanet e rinj te bab Erdoganit?! Apo nuk e shikon edhe domethenien simbolike te xhamise se madhe ne Tirane dhe ne bythe te saj kuvendi i Arnautistanit me biznesmene te lidhur me Turqine?! Cfare Turqie kerkon akoma ti ne Albanistan?! S’ka ku te shkoje me!

          • Arben December 12, 20:09

            O kulluf, e lexon vetem cfare thua????!!!, Del ambasadori usa, flet si pronar, behen lloj lloj eksperimentesh me ne nga perendimoret. Te flas seriozisht, ke nevoje per psikolog, nuk ta them per tallje. Edroga shkon tek Erdoan, sepse vetem tek ai gjen mbeshtetje, per cdo gje vetem Turqia na gjendet prane, pavaresisht si e qysh e Tek.

            Hollanda I vetmi vend qe kemi marredhenie, nuk dergoi as telegram ngushellim, lere ekipe ndihme apo para, as nuk behet fjale.

            Franca na pershendeti me nje pjerdhje ne gjuhen shqipe nga makron, e qe minimalja duhet te na e kthente 500,000 eurot qe I dhame se ju dogj katedralja.

            Te kishte Turqia fuqine e Be, mendoje vete si do kalonim kete situate, se nuk ka nevoje te flas.

        • Arben December 12, 18:29

          merre shtruar

          Reply to this comment
        • Kastriot December 16, 20:30

          Çfare thua o hajdar magjyp nga micro asia !
          Ku ka pas noi here greqi ?
          Ju jevgjit e mikro azize vini ne Iliri e i tregoni babit arat ? Apo nuk e harroni qe ju kemi pasir huzmeqr per me shume se 4 shekuj ?
          E ja u kemi pallu vasiliqite me Ali Pashate @ co ..

          Reply to this comment
      • Suljoti December 14, 19:05

        Po Arben ashtu siç thua ti eshte, po shko mor kar gjeopolitik. Po ku kemi pas mire ne nga turqit?! Kemi mbi 100 vjet qe rropatemi te behemi komb dhe nuk po ja dalim. Per faj te turqve u coptuam ne 5 shtete. Çameria eshte kthyer thjesht ne nje term politik pse jo historik. Drejtesia te ben shtet dhe te pergjegjshem. Duhet te ndergjegjsohet populli dhe tr votoje te aftin dhe te ndershmin. Mjaft me me te pritura nga bota. Ne masen mbi 60% e popullsise eshte e afte te mendojendhe punoje ne nje menyre moderne dhe produktive. Nuk kemi nevoje per ndihma nga perendimoret por kemi nevoje qe te kemu administrator te ndershem dhe profesional.

        Reply to this comment
    • Per "mi(r)ushin December 13, 18:54

      Po ti more bajge , qe nuk vjen era shqiptar , edhe pse je nje cope idjoti e injoranti , qe e shumta gje qe ke mesuar , eshte alfabeti dhe te duket vetja “mire ‘ e specialist per te dhene mend per gjithecka , kudo do te futesh hundet e tua te qyrrosura ! Cfar pune ben ti dhe si e siguronjetesen more plehre , qe ngrysesh e gedhihesh para kompjuterit , per te dhene “leksione” antikombetare ?!

      Reply to this comment
    • Alfonsi December 14, 08:06

      RESPEKT, kjo eshte e tera .

      Reply to this comment
  5. Tani December 12, 15:42

    Greku i mutit po grek ngel llumi i botës

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi December 12, 19:05

    Te shkretit Shabon, i rref zemra per Turqine, urren Greqine, s’di cfar te thote per shtetet e tjera, dhe ben nje artikull panegjerik per bab Erdoganin! Po jo mwr Shabon, se nuk behen analizat gjeo-politike me anshmeri! Te gjitha analizat e tua jane pro-otomane, pro erdoganiste, dhe tek DITA ke gjetur vendin e duhur!

    Reply to this comment
    • GADISHULLI ILIRIK December 13, 11:21

      @avgó kullufje kariolash greke
      Hiqe emrin ate emrin e bukur shqiptar (Gzim, Gëzim) dhe vendose emrin tend te vertete sharabajge greke (Efthimias, Eftiqias).
      Sipas te gjitha analizave jo vetem gjeopolitike, ardhacaket arape turq e grek qe i ndan formalisht religjioni, por qe i bashkon jo vetem ngjyra dhe zgjyra, origjina turqit aziatik dhe greket afro-aziatik, nuk kane asnje pune me Detin Jon.

      Reply to this comment
  7. O pirrooo December 12, 20:54

    O pirro i epirit, shkrimi eshte real, i paanshem, aspak genjeshter nuk ka brenda tij. Ti shaj , aludo, mallko e bej cte duash por nje gje eshte e sigurte dhe e padiskutueshme, shqiptaria eshte ne euvolim, ne zgjim te plote , ne bashkim dhe nuk ndalet as nga ferrat dhe as nga hithrat e cdo lloji. Ka marre fund ajo gje , kush ka zili te vdese, nuk do shqiptari as prift dhe as hoxhe.

    Reply to this comment
  8. Aleksander Thana December 12, 21:40

    Qirjes “pirro”, paske nderuar lekure, nga “Hamzaqis” apo “pellazgaqis”. Mos na ndyej edhe emrin e Pirros me bajga grekerie. Ta paska rritur rrogen Janulla !

    Reply to this comment
  9. Curro Jimenes December 12, 21:49

    Shaban – Erdogan, Shaban – Erdogan, Shaban – Erdogan urraaaaaa, urraaaaaa

    Reply to this comment
    • DETI JON December 13, 10:57

      @(Curraqis Jimenaqis Katranaqis nga Monastiraqis)
      Na mbushe mendjen me nick spanjoll nga andaluzia.
      Ti je nje kacidhiar dhiakonar grek mavri nga anadolli.

      Reply to this comment
  10. Koqo Danaj December 13, 13:56

    Greqia eshte OSMANI. por pellazgu nuk e di.

    Reply to this comment
  11. V.F.L.P December 13, 14:29

    Duajeni me sinqeritet Turqin dhe do i shikoni te mirat e saj o popull koti.

    Reply to this comment
    • VDEKJE FASHIZMIT LIRI POPULLIT SHQIPTAR December 13, 18:05

      @[V.F.L.Paraqis]
      Lere sinqeritetin turk!
      Lere sinqeritetin grek!
      Trego me sinqeritet cilit (λαός=Laos) koti ti i perket.

      Reply to this comment
    • Gzim Kulufi December 13, 19:42

      Po i pame o VFLP! 500 vjet! Apo akoma do ti nen turqine te rrish? Aty po duan kurdet te dalin e te formojne shtetin e tyre, ti na flet per te mirat e saj! Apo don akoma xhamira, se nuk dalin keto qe ka ngrejtur? Apo don akoma te largohen shqiptaret e te vijne turqit me fytyra europianesh, se nuk dalin ca mijra qe kane ardhur deri tani? Nuk e di cfar kerkoni akoma, se dhe tani Arnautistani eshte bere si province turke nen bab Erdoganin?!

      Reply to this comment
      • GËZIM SHQIPTARI December 13, 22:21

        @Kulufi grek=Minoritar ardhacak,
        Shqiptaret jane Shqiptar; nuk jane as grek, as turq si ia ka enda antishqiptareve si ty.
        Sovranitetin shqiptar ne Detin Jon aktualisht nuk e rrezikon Turqia, por e ka rrezikuar dhe rrezikon shume Greqia.

        Reply to this comment
  12. Vasili December 13, 20:10

    Kjo gazete ka nje strategji ku ne fondamentin e saj,ka nje strategji antihumane,antishqiptare qe kundermon ere kufome e mesjetes se pushtimit islamist,nderthurur me kadavren hoxhiste komuniste te rikthyera.
    Nje simbioze e percudnuar e klubit te selanikut me byron politike hoxhiste.
    Pa ja bere syri terr,na servirni gjate gjithe kohes eren e kermosur te kesaj mumje anadolli.ku me ato sajesa, qe brockullit,ben qe llogjika elementare te ndjeje neveri ekstreme.
    Kush eshte, ajo qenie e ketyre aneve. e cila nuk e di qe shteti turk shtrihet ne nje toke te pushtuar nga omanllinjte,te rrembyera nga Greqia dhe Irani
    Troja dhe gjitha ato vende historike,ku ndodhen monumente te Greqise se lashte,ne tokat e pushtuara nga osmanllinjte,a thua dhe kaq te mos dine keta truthare,qe i bejne hosana kesaj kufome antishqiptare dhe antiperendimore dhe vazhdojne ta ekspozojne pa rreshtur lexuesve.
    Dhe kjo tallava e peshtire,behet dhe me e thelle,dhe e ndyrosur,kur nga sarkofagu,qe ja kane hapur,vec tokes,kerkon ti rrembeje dhe detin fqinjeve.

    Reply to this comment
    • GADISHULLI ILIRIK December 14, 12:05

      @Vasilis Tutkunaqis Debilis
      Bravo per nuhatjen e mire, por ke ngaterruar gazete, klysh bushtre greke.
      Gazeta Shqiptare “Dita”, nuk eshte as media turke “haberaksham”, as gazeta greke “kathimerinaqis”.
      Shko pra, neper shkretetirat e Anadollit dhe merri, atje ndodhen pikerisht tokat e tua te pushtuara nga Osmanllinjte.
      Shko pra, ne brigjet e “mavri thalasa” ose ne “egjeos thalasa” dhe laj zgjyren, atje do gjesh dhe mumjet katran anadollake te te pareve te tu.
      Por nuk te lidh absolutisht asgje me brigjet iliro-arberore te Detit Jon, ku ti ke ardhur si rezultat i marreveshjeve te fshehta pikerisht me osmanllinjte, pra je thjesht ardhacak.

      Reply to this comment
      • Arben December 14, 18:42

        C’rendesi ka kush erdhi I pari apo I dyti, o shoku, nuk ka marre njeri gje me.vete.

        Reply to this comment
        • GADISHULLI ILIRIK December 14, 19:49

          @arbenaqis dhjakonaraqis
          Natyrisht pushtuesit, zaptuesit dhe bijte e pushtuesve, zaptuesve kur te ikin per ne anadoll=anatoli, nuk do marrin asgje me vete.
          Ka shume rendesi per çdo Vend, kush eshte Autokton dhe kush eshte Ardhacak.
          Ka shume rendesi cili Popull kishte trojet dhe pronen dhe cilet erdhen dhe u bene pronare pa blere.
          Ka shume rendesi te demaskohet cili shtet dhe cilat organizime terroriste bene gjenocid etnik ndaj shqiptareve ne trojet e veta.
          Ka shume rendesi sovraniteti shqiptar dhe askush te mos guxoj ta cenoje ne veri, ne jug, ne lindje, ne perendim, ne toke apo ne det.

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim