Tensioni me Turqinë, Greqia shton patrullimet në kufi

March 11, 2018 12:38

Tensioni me Turqinë, Greqia shton patrullimet në kufi

 

Tensionet janë shtuar mes Turqisë dhe Greqisë që prej ndalimit të dy ushtarëve grekë, të cilët kaluan ditë më parë kufirin veri-perëndimor të vendit për shkak të motit të keq.

Në një shenjë të qartë të rritjes së shqetësimeve nga përshkallëzimi i situatës, shteti helen ka vendosur të shtojë numrin e trupave patrulluese në kufi.

Deri më tani, zonën e patrullonin vetëm dy ushtarë, por nga këtej e tutje, atje do të vendosen 7 të tillë.

Në bazë të udhëzimeve të lëshuara nga Ministria Greke e Mbrojtjes, taktika të reja do të përdoren edhe në kundërpërgjigjen që do t’i jepet eventeve të ngjashme.

Drejtuesi i saj, Panos Kammenos deklaroi një javë më parë se dy ushtarët grekë po mbaheshin peng në Turqi, ndërsa të shtunën i tha të përditshmes franceze Liberation se Greqia është shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë.

“Deri më sot episode të tilla si kalimi aksidental i kufirit, ishin zgjidhur ndërmjet shtabeve të përgjithshme të dy vendeve. Të mos harrojmë se nuk bëhet fjalë thjesht për ushtarë grekë, pasi ata janë edhe ushtarë të BE-së e ushtarë të NATO-s, ndaj kjo çështje duhet të ishte zgjidhur paqësisht me Aleaten tonë të Aleancës veri-atlantike, Turqinë”, tha Kammenos.

Kjo situatë, sipas ministrit grek, tregon se vendi i tij është praktikisht në mëshirën e çdo incidenti që mund të ndodhë, në çdo moment edhe me rojat bregdetare, flotën etj.

Ai lëshoi dhe një paralajmërim për Ankaranë, i bindur se përmes shkeljes së hapësirës ajrore dhe asaj detare greke, ajo po përpiqet të ushtrojë presion mbi Europën.

“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe evropian”, deklaroi Kamenos.

a.s/dita

March 11, 2018 12:38
Komento

3 Komente

  1. Toni March 11, 13:03

    E pastaj se shton patrullimet ? Do te behet lufte Greko-Turke?!

    Reply to this comment
  2. demo March 11, 15:26

    Ate ne emer te BE tregoja Edi Ramaducit dhe Sali Malokucit.Keta i hane dokrrat me BE.Perpare turkut dil me bythet e tua,se nuk te rri rehat.Shtyj kufirin me Shqiperine,germo varreza greke,sulmon posten kufitare ne Peshkep[i..Tani re ne usta.Shko merr ate fredi Bellerin,qe vrau ushtaret e postes se Peshklepise,..tja shohim trimerine .

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana March 12, 00:13

    Greket jane telendaret e llafazanet e llastuar te Europes e Rusise qe duan te implikojne te gjithe ne problemet e veta. Deri tani u ka ecur, por me turkun u ka dale hendeku e u ka ngecur sharra ne gozhde.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*