Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi

December 31, 2017 18:56

Tensionohen marrëdhëniet Greqi-Turqi

Vendimi i një gjykate në Athinë për t’i dhënë azil njërit prej ushtarëve të akuzuar nga Ankaraja për pjesëmarrje në grusht shteti, acaron edhe më shumë marrëdhëniet Greqi-Turqi.

Ankaraja akuzoi Athinën se po kthehet në mburojë të armiqve të Turqisë. Për qeverinë turke, vendimi i gjykatës greke minon përpjekjet e dy vendeve për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara prej dekadash.

Por në reagimin e saj, qeveria greke thotë se demokracia nuk mund të kërcënohet. Në deklaratë thuhet se vendimi ishte marrë në mënyrë të pavarur nga një shkallë e ulët e gjyqësorit. Megjithatë, qeveria greke nuk pajtohej me vendimin e gjykatës dhe paralajmëroi dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimin e tyre për t’i dhënë azil njërit prej ushtarëve, gjykatësit grekë thanë se e bazuan në një raport të Këshillit të Europës që akuzon qeverinë turke për abuzim me të drejtat e njeriut për të dyshuarit si pjesëmarrës të grushtit të shtetit.

Ushtari që përfitoi azil ishte pjesë e një grupi prej 8 ushtarakësh që më 16 korrik të 2016-ës fluturuan me helikopter drejt qytetit të Aleksandropolit. Qeveria turke i akuzon ata si mbështetës të klerikut në arrati Fetullah Gylen, i cili konsiderohet si organizator i tentativës për të rrëzuar presidentin Rexhep Taip Erdoan.

December 31, 2017 18:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*