Tentoi të fuste një aparat celular në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet polici

September 10, 2018 15:23

Tentoi të fuste një aparat celular në burgun e Fushë-Krujës, arrestohet polici

Një punonjës i policisë të IEVP-së Fushë-Krujë është arrestuar pasi tentoi të fuste në burg një aparat celular “Iphone 5”.

Ngjarja është shënuar më 9 shtator të 2018-s.

Polici i arrestuar në flagrancë mësohet se është shtetasi Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, para marrjes së shërbimit, atij i është gjetur “Iphone 5” i mbështjellë me qese plastike dhe i izoluar me natriban në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

Aparati telefonik mësohet se ishte me ngjyrë të zezë dhe pa kartë SIM.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Bib Beqiri  ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

s.a/dita

September 10, 2018 15:23
Komento

2 Komente

  1. Gjini per Malsie September 10, 18:39

    I vorfni Bib,tuj pa se cfare bejne politikanet dhe qeveriatert qe e rropen ket popull,ka tentu i shkreti me ba ndonje leke,per te ushqi femjet.Por shanci nuk eshte me to,se ujqnit e medhenje e shyen vetem si i preku ne thel!Po pse mor Bib,re ne ate batak,kur e di qe telefonit e gjerat e jashtligjshme neper vendet e vuajtjes se denimit,jan monopol i drejtorit,shefave kryesore,dhe jo i policve te thjeshte.Gjynah mor Bib,tash do vuash denimin njesoj se ke kry vrasje,ne mos ma teper.Zoti te dalt ne krha.

    Reply to this comment
  2. Babale September 10, 20:59

    Gjin fusharaku! Meqe te vjen keq per Bibat e per rrikat, pse nuk shkon ti ne vend te tij, per ta zevendesuar ne hotelin pa qera!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*