Tentoi të fuste një pajisje në burg, arrestohet gardiani në Vlorë

March 5, 2018 12:09

Tentoi të fuste një pajisje në burg, arrestohet gardiani në Vlorë

 

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka arrestuar në flagrancë gardianin, Hysni Nimet Mustafarai.

Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 02.03.2018 gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit. Përpara marrjes së shërbimit, iu gjet një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm.

Gardiani akuzohet për “Futje ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

l.h/ dita

March 5, 2018 12:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*