Tentoi të hidhte në erë thertoren pranë shtëpisë, arrestohet 52 vjeçari

January 11, 2018 13:48

Tentoi të hidhte në erë thertoren pranë shtëpisë, arrestohet 52 vjeçari

Policia e Krujës ka mundur zbardhjen e një ngjarje të ndodhur dy muaj më parë ku një 52-vjeçar ka vendosur një sasi eksplozivi në një thertore.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 11 nëntor të vitit të kaluar, ku dyshohet se Ymer Hidri ka vendosur një lëndë plasëse në fabrikën e thertores së mishit në pronësi të P. N. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer.

Shkak për ngjarjen ka qenë motivi i pronësisë, teksa thertorja ndodhet afër shtëpisë së Hidrit.

Ndaj tij rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me eksploziv, mbetur në tentativë, dhe mbajtje pa leje e lëndëve plasëse.

January 11, 2018 13:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*