Tentoi të vriste kunatin, arrestohet

Redaksia Online January 30, 2013 09:13

Tentoi të vriste kunatin, arrestohet

Më datën 29.01.2013, rreth orës 17.00, Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë marrë informacion  se një shtetas i armatosur me armë zjarri po shkon në drejtim të lokalit të kunatit të vet në qendër të Tepelenës.

Menjëherë forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë shkuar tek lokali i shtetasit K.H, ku shtetasi Fitim Bakaj  sapo kishte hyrë në lokal me një armë zjarri pushkë , të cilës i kishte prerë tytën dhe qytën  dhe po kërcënonte për ta vrarë të zotin e lokalit të cilin e ka kunatin e tij , burrin e motrës.

Policia ka bërë të mundur izolimin e shtetasit Fitim Bakaj si dhe i është marrë arma e zjarrit  të cilën e kishte me fishek në gojë, ndërsa Bakaj është shoqëruar në komisariat.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas për konflikte familjare me kunatin e tij, kishte marrë një armë zjarri pushkë të cilës i kishte prerë qytën dhe tytën dhe e kishte maskuar në një çantë krahu me qëllim që të mos diktohej nga policia dhe ka shkuar në lokalin e kunatit të tij për ta vrarë.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Fitim Bakaj, i datëlindjes 1977, lindur dhe banues më Tepelenë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë , 9 copë fishekë luftarak si dhe çanta e shpinës ku kishte fshehur armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të “vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municoneve” .

Redaksia Online January 30, 2013 09:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*