Tentojnë të kalojnë shtetas të huaj jashtë kufirit, pranga dy personave

March 11, 2018 10:45

Tentojnë të kalojnë shtetas të huaj jashtë kufirit, pranga dy personave

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona si dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Të arrestuarit janë Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër Alfonc Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë, dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. G,  24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallëkut. Ai u kap duke transportuar me mjetin tip Dacia me targë AA 784 JO, 5 shtetas të huaj sirian për në Malin e Zi.

Alfonc Capi u arrestua, pasi në rrugën Lezhë-Shkodër tek ura Baçallekut në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj Sirian për në Mal të Zi, ku Alfonc Capi me mjetin tip Renault me targë AA 897 KU kishte 4 shtetas Sirian. Ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas Sirian të së njejtës familje me 4 të tjerët, të cilët i ka zbritur nga mjeti shtetasi G. G. dhe është larguar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

a.s/dita

March 11, 2018 10:45
Komento

1 Koment

  1. Adih March 11, 13:20

    Kembane alarmi per qeverine ,Duan pune te rinjte Shqiptare ,e kane te domosdoshme te mbijetojne ,ku perdorin vjedhjen ,prostitucionin e dreqi me te birin ,kjo eshte me keqeardhje ,pasqyra mizerabel ne shqiperi .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*