Tenton të korruptojë policin, arrestohet 52-vjeçari

September 16, 2017 10:00

Tenton të korruptojë policin, arrestohet 52-vjeçari

 

Një 52-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga uniformat blu të Pogradecit pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv të patrullave rrugore.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Gëzim Datelli ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në mjetin me targë “AA 038 CH”, kur është ndaluar nga agjentët.

I ndodhur në vështirësi bashkë me drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet A.B, për shkak të një ngarkese pa dokumentacionin e këruar, Datelli i ka ofruar njërit prej efektivëve një kartëmonedhë 2 mijëlekëshe.

Por ky veprim ka bërë që në duart e tij të vendosen prangat dhe që të shoqërohet në komisariatin më të afërt për procedim nën akuzën e “korrupsionit aktiv”.

September 16, 2017 10:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*