Teoria/ Uji që jeni duke pirë mund të jetë urina e një alieni?

May 2, 2016 12:26

Teoria/ Uji që jeni duke pirë mund të jetë urina e një alieni?

Sistemi diellor nuk është i vetëm. Ai është kondensuar nga një re e madhe që përmbante element nga një sistem më i lashtë diellor. Masa e reve të diellit tonë mundet gjithashtu të ketë kapur materiale që kalonin aty pranë, ndoshta të hedhura nga një yll që ka shpërthyer

Në kufijtë e sistemit tonë diellor ndodhet reja e Oort. Ajo përmban mbetjet që nuk janë larguar nga formimi i diellit dhe planetit tonë. Disa janë nga retë dhe disa të kapura. Ndonjëherë luhatjet gravitacionale shtyjnë një kometë nga një distancë e madhe drejt diellit. Një kometë mund të përbëhet nga akujt.

Teoria thotë se disa nga këto kometa kanë goditur tokën, duke depozituar akull dhe ujë që formuan oqeanet.

Kështu uji i oqeaneve tona mund të jetë një mbetje e sisteme të tjera diellore që ekzistonin para se ai i yni të formohej. Oqeanet tona mund të kenë qënë të tillë në planete të tjera para se të formoheshin në tokë. Qytetërime të tëra alienësh mund të kenë lundruar në këto ujëra. Ato ndoshta kanë pirë nga ky ujë dhe mund ta kenë prekur këtë ujë. Pra ajo shishe me ujë që je duke pirë tani mund të jetë një urina 7 miliard vjeçare e një alieni./DITA

May 2, 2016 12:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*