Tepelena refleksion i detyruar, në vend të një replike me veten dhe të tjerët

September 2, 2018 18:42

Tepelena refleksion i detyruar, në vend të një replike me veten dhe të tjerët

 

 

Kristo Mërtiri

Djepi shekullor i qytetit të vogël me histori të madhe, përkundet atje mbi Vjosën e urtë e të bukur, finoke e të sertë. Bashkë me kalanë e famshme. Kjo vatër e ky prag na nisën udhëve në jetë. Ç’ka parë e ç’ka dëgjuar ai lumë shkumëbardhë! Por në çdo festë Çlirimi, Vjosa sikur mban hapat dhe mërmërin ashtu  e përgjëruar. Sepse tepelenasit kanë mbi 74 vjet që atë ditë gdhihen e ngrysen rrethuar nga këngët partizane dhe nga ligjërimet e krojeve labe. Në monizëm e në pluralizëm. Të majtë e të djathtë, të varfër e të kamur, nderojnë plot dashuri e dinjitet së pari vajzat dhe djemtë e nënave që prehen si yje të ndezur mbi qytet. Mal mbi male! Nderojnë dëshmorët e Lirisë e të Demokracisë së vërtetë, idealistët e pandreqshëm që luftuan e ranë për një botë të re. Për një botë pa pushtues e të pushtuar, pa shtypës e të shtypur, pa ujqër e çakenj që bëhen zengjinë brënda natës me hënë e pa hënë…Kjo traditë patriotike,qytetëruese e humane lartësohet nga Bashkia dhe Këshilli i saj. Gati të gjithë janë vajza e djem levendë që nuk u dridhet qerpiku përballë ndonjë rrëkeje vreri e zeheri neokuisling nëpër median e shkruar e atë elektronike. Kësaj treve lavdimbuluar nuk i mungojnë kurrë brezat fisnikë e burrërorë që bien në gjunjë vetëm para Flamurit e Dëshmorëve të Atdheut. Përshembull, fisnikërinë prushndezur te Sulo Gërbi, Faslli Mullaraj, Bujar Sula, Qëndro Ciko, Bardhyl Saliaj, Krenar Progonati etj.,nuk e nderojnë thjesht veteranët e pasardhësit…

“Në Tepelenë edhe ajri më flet e i flas…edhe guri e druri,edhe zogjtë e gjethet kuvendojnë ndryshe me njeriun, me historinë kapakkuqe”, thoshte shpesh babai juaj i ndjerë. Prandaj nuk e braktisi kurrë, si në ditët me mjegull a me erë egërshane dhe në vapën përvëluese.Ashtu modest e sedërqar, nuk i tundi e as i shkundi meritat në Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare dhe në atë ndërtimtare.Dhe cuditërisht nuk kërkoi asnjë lloj shpërblimi zyrtar deri sa mbylli sytë në paqe me veten e të tjerët.Besonte shumë e dyshonte pak. Pa urrejtje, pa zili e ligësi. I prishej gjaku dhe e përbuzte me shpirt cdo lloj pyke a spice të ndryshkur krahinore e fetare.Vërtet këndonte rrallë xha Golja, por zëri i tij drithëronte degët e lisit, luleblirit e të trëndelinës në malin Golik. Dinte të gëzonte, por edhe të vajtonte me lot të nxehtë për njeriun. Më dëgjo pak miku im, për punët e paqme dhe ndershmërinë e tij gati proverbiale në fushën e financave,në shoqëri e miqësi,më fliste plot dashuri ish partizani llagar Vangjel Vllaho…Tani që po na troket muzgu i jetës,unë e kuptoj më mirë atë pohimin dritëgjatë: “Këtu edhe ajri më flet e i flas…”.Dhe nuk la kurrë pas krahëve Tepelenën e tij, Tepelenën tonë. As kur derdhte shpesh vështrimin e meditonte thellë në vetmi te ajo ara e përgjakur përballë ish kullave të bejlerëve të Këlcyrës:”Zunë kambanat të bijnë/Me vaj e me ulërimë…/U vranë trimat, u vranë/Në Hije therën Karanë/Beut nuk i shkoi fjala/Neve na nderoi palla!”.

Vetëm qeni i stanit nuk e tradhëtoi të zonë.Dy ditë e dy netë pranë tij.Nga kuisjet e të pagjumit e gjetën bashkëfshatarët,“kur edhe krojet flinin/ti bir i besës kur pabesitë nxinin”.Atë arë jo më kot peshtanakët e pagëzuan përjetësisht Ara e Kara Mërtirit. Një tabor me sejmenë nga ajo kullë zezonë,erdhi e i preu kokën atij trimi të çartur që nuk lëshonte asnjë pëllëmbë toke e kullote nga vendlindja e bekuar. “Ku-ku”, qante a këndonte një qyqe rrotull njeriut me kokë të prerë?!…Historia nuk harron. As kur mori rrugë e pa rrugë në lule të djalërisë dhe u bashkua me antizogistët mëmëdhetarë në Fier,e më pas me Teli Ndinin në Vlorë!…

Ai nuk hodhi kurrë dy gurë prapa shpine as kur pushtuesit ia dogjën e shkrumbuan me kulm e themel shtëpinë mbi Kroin e Madh. Shtëpinë që hapi dyert e zemrat për Çlirimtarët. Në ato vithima ku lofatat me lurushk dhe shega e fëminisë vesojnë si pika loti sot e gjithë ditën. As kur fashistët dhe kapotmbajtësit e tyre e rrëmbyen egërsisht dhe e prangosën te Ura e Bënçës më 10 maj 1939. Prangosën atë djalë të fuqishëm që guxoi e doli në krye të revoltës punëtore me grushtat lart dhe lëshoi atë thirrjen gjëmimtare: Poshtë fashizmi,shqiptarët nuk shiten për 5 lekë…!

Të kishin gojë e të flisnin ata gurë e drurë! Nuk u thye i ligështuar as pasi u syrgjynos në qelitë e burgut të tmerrshëm në kalanë e Gjirokastrës, as kur e dënuan dhe e internuan në Shëngjin të Lezhës juristët kolaboracionistë. Ndërsa nëna juaj e sapofejuar priste ëndrrandezur ditën e martesës! Priti jo pak si “Vajzë e valëve”, jo në Bregun e Detit, por mbi brigjet e Vjosës e në gjunjët e grisur të Golikut përballë Trebeshinës. Të vërtetat rrojnë shumë…Mirëpo dheun e nahijes së shenjtë nuk e braktisi as kur nazistët gjermanë me kallauzët e tyre i torturuan, masakruan e pushkatuan të atin dhe e vërvitën plot urrejtje e lemeri në greminën mbi Buzën e Savës. Të vetmin burrë nga 30 vetë që vunë përpara grykëve të armëve?!(Emrin e tij të paharruar,sot e mban ti,miku im).

Ishte kulmi i Operacionit armik të Dimrit.Vetëm shpirti i xha Goles dhe i kunatës së rrallë Katerinë mund të rrëfenin ato orë tragjike,kur e groposën me duart e tyre anës Vjosës,në Carahuar! Sepse në Peshtan ishin ende ushtarët hitlerianë,nuk pipëtinin as zogjtë përmes breshërive të armëve e flakëve në gërmadha. “Peshtani lagje Parisi/Vaj medet,lufta ç’e prishi…”. Plot 74 herë është ndërruar bari te Buza e Savës! Tani vonë,në atë rrugë të vjetër kalojnë rrallë veç kopetë e bagëtive dhe barinjtë në shtegtim. Por mua në Tiranë e gjer në mërgim,më djeg malli kur vjen prilli. Atje hedh shtat edhe një vatër pylli i imët ku gjallon një shkurre me lëvore të kuqërreme në të murrme, me gjethe të vogla si të shkozës së bardhë: Mëlleza. Thonë se erdhi në jetë gjatë vitit të madh të Çlirimit. Kur ktheheshim nga Tepelena, të vetmin pushim të shkurtër e bënim atje. Nëpër vite kështu. Pasi ulej, babai nxirrte të vetmen cigare të blerë në qytet, e ndizte dhe kridhej në mendime…Vonë e mësova të vërtetën e asaj ndalese – kujtesë ku do buronte më tej kërshëria pa cak e moshës. E thosh bukur Xhelua i të gjithëve: Luftëtari e patrioti i vërtetë nuk i tregon kollaj plagët e veta!

As kur nisi lufta tjetër për rindërtimin e Shqipërisë së Re e kur urija shuhej me ca kokrra misri, Tepelenën nuk e ndau nga sytë e zemra. As kur piu kupën tjetër me helm për Frosinën (fëmijën e parë!), pas asaj gjëme familjare që përcëlloi fort Gurin e Shkallës dhe pikëlloi e çau qiellin mbi varrezat e Shën Marisë. Toponimia e fshatit u pasurua hidhur nga një tjetër emër: Buza e  Çoços !… Ra duke mbledhur dafina me shoqet. Iku me shaminë e bardhë si bora mbi Golik e Trebeshinë dhe…nuk priti të bëhej Doruntinë. Honet e Piligrisë do rënkojnë gjatë. Iku pak orë pasi la të vetmen dëshmi në celuloid atë fillimgushti: Një foto e shkrepur gati 60 vjet më parë te Manastiri i Kodrës përtej urës së Dragotit. E ruajti deri vonë në pleqëri në sepeten e nusërisë, Evanthi Laçi në Tepelenë…

-Për karaktere të tillë stërralli,mos nguro të shkruash, vëlla! Ashtu siç ligjëroi Xhevahir Spahiu i rrallë. Ashtu siç këndoi kokë më kokë me xha Golen në shtëpi Dritëroi ynë i paarritshëm: Te plep i Bilishtit/Dy martina ranë… U rrinte larg marazeve provinciale. Dhe ja postulati i tij i paprekshëm: Vetëm burimit nuk i mbahet mëri, atje ulim kokën të gjithë! As kur jeta nuk harroi ta qëllonte me gurë edhe në barakën-banesë në kërthizë të qytetit deri në prag të pensionit. Por idealet e pastra të Luftës Çlirimtare nuk ia vranë dot.Ishte nga ai brumë “të cilët as u korruptuan, as vodhën, as u inkriminuan, por luftuan si idealistë asketë për një shoqëri humane”. Kryedëshira e tij: Të arsimohen fëmijët e të mos ua hajë qeni shkopin në jetë !…Sot disa të rinjve (sidomos në qytete) mund t’u duken përralla a “leksione morali”. Sepse fjala vjen, si mund ta perceptojnë në qytet qoftë edhe një copëz të tillë: Parafytyroni një nxënës që ka mbaruar shkollën fillore dhe në shtator i qepet me këmbë malit të diturisë. Më shkoqur. Pa rënë mirë agu i ditëve të hëna mbi Peshtan, pa u shkrirë vesa apo kënga e gjelit të parë, do bënte gati 20 kilometra rrugë për të kapur orën e parë të mësimit në Tepelenë! Në llohë e në vapë. Te ura e Dragotit, (të cilën e shpëtuan partizanët e komandant Asafit, që sa qe gjallë shprehej se “është edhe merita e Goles me shokë peshtanakë, mezhgoranas e kodrallinj të çetave territoriale”), do kaloje patjetër nën të si në një shteg dhish. Por Vjosa po sillte kërcunj e përmbytje. Parafytyroni ata shkëmbinj të murrmë mbi këmbën e urës dhe dy njerëz që ngjiten barkas e këmbadorazi me trastat plot libra, fletore e ca ushqime javore në kurriz.Pa folur për pasarelën e gjatë të Ali Pashës që lëkundej si kaike mbi egërsinë dimërore të dy lumenjve. Babai do shkonte në punë. Unë do hyja në klasë…”(Madje vëllai im i madh kur filloi punë si mësues gjimnazi, jetonte në barakë. Kur gati tërë nxënësit dhe kolegët ishin nëpër pallate e shtëpi shtetërore!).Por sakrifica e babait do të thahej shpejt,po të mos ishte edhe djersa e nënës në fshat. S’thotë kot i mënçuri: Pa gratë burrat do të ishin të mangët. Mëma jonë përjetësisht mandilezezë e zemërhambar!…

A e dini kur mësova diçka për qëndresën antifashiste të Urës së Bënçës? Gole Gjoka(Tarifa) më është lutur nëpër vite ta thoshja në media, por ndoshta një dhimbje e veçantë më ka frenuar. “Kur ti po mbaroje 8 vjeçaren, një ditë erdhi në Tepelenë kushëriri Sevo. Interesohej për pasurimin e muzeut të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të qarkut Gjirokastër. Fjala ngau fjalën. Befas më tregoi e pyeti për babanë tuaj si nxitës e organizator i revoltës punëtore, nga të parat në Shqipëri. Mirëpo kur më pyeti se a është gjallë ky burrë, me të cilin unë qaja hallet gati përditë, u skuqa i tëri dhe mu mblodh një lëmsh në grykë.

Ç’ti molloisja më parë? Xha Golen e kishin pushuar prapë nga puna!…Sevua më dëgjoi në heshtje. Por mora vesh se nuk heshti kur vajti tek të bëjshmit(drejtuesit) e rrethit. Sepse e drejta nuk vonoi…

Të kuptohemi mirë. I theksova shkurt këto pak episode, jo thjesht për të zbehur “modestinë e tepruar” e të gjatë dhe as për të rrëmbyer ndonjë “status” në demokracinë e ekonomisë së tregut,siç kanë bërë dje dhe sot jo pak pehlivanë. Madje, po të ish gjallë babai, nuk do më lejonte të shkruaja për të. Megjithse peshtanakët mendjehollë më thonë shpesh se e folura shkon e tretet,e shkruara hedh rrënjë e mbetet. Jam i sigurt se as Josifin e Fotos aq të zgjuar e plagëshumë dhe as Aljoshën e Milos së dashur e fjalëpakë,nuk do ua zinte në gojë rivendosjen e pllakës përkujtimore te Ura…Veçse në këtë botë andrallashumë, nuk paska nderim më të lartë sa ai i vendlindjes.Të nderuarit dinë të nderojnë luftëtarët kundër nazifashizmit apo edhe ishkomunistët e thjeshtë e të ndershëm. Kur botova në “Dita” një shkrim zemre për mosnëpërkëmbjen e Partizanëve të Lirisë, dikush thartoi buzët. Punë e madhe! Shërbëtorët e djeshëm e të sotëm të shumë zotërinjve, janë disa minare më poshtë nga karakteret e vërteta që nuk u thyen as në monizëm e as në pluralizëm.Të tillë njerëz i japin shkëlqim rinisë e pleqërisë. Shkurt,vlerat reale nuk peshohen dot nga ata që mund të kenë para me thasë dhe asnjë gram dinjitet. Mirënjohja është e patharë: Faleminderit baba, faleminderit Tepelena jonë !…

REFLEKSION I DETYRUAR ( në vend të një replike me veten dhe të tjerët )

“Zemra ime, doktor, është Heroinë e gjallë e Punës Socialiste/ Zemra ime, doktor, është Martire e vërtetë e Demokracisë/…Ajo gjëmoi si kambanë kundër poshtërsive/ kur të tjerëve, ajme, u shkonin pordhët në zemër ! “… ( E tha Xhevahir Spahiu/ Sot e them unë në spitale/ Gjer në fund kambanë do mbetet/ Kjo zemra ime halle-halle…). Zëri i mikut tim të vjetër kirurg në Sarandë,”Mjeshtër i Madh” Mico Xhaferi, sikur po më drithëronte celularin. Sapo kisha dalë nga pavioni i Kardiologjisë në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” në Tiranë. “Jemi emocionuar familjarisht !”. Kaq mundi të thoshte si me një komb në grykë ai burrë i lexuar, e që ka mbrojtur nga periferia tituj shkencorë të merituar dhe ka botuar pa bujë disa libra-model për mjekësinë e vërtetë e përtej saj…Nën sqetull mbaja një tufë me gazeta. Në krye një prononcim jo i shkurtër publik, i ciltër, qytetar e atdhetar nga Drago Shehu, djali i mikut të babait tim, xha Reshatit të paharruar. Një rrëfim i thjeshtë për Kampin në Tepelenë në gazetën “Dita”.

-Ti, me siguri e ke ndjekur debatin e ndezur rreth kësaj teme të sajuar me djallëzi nga ca kalemxhinj në metropol e që neve na shëmbëllejnë herë pas here me ata djajtë që dalin nga shishja,-më thoshnin pardje vërsnikët e mi te Gryka e Këlcyrë-Mezhgoranit.-Nuk të thosh kot Dritëroi ynë : “E vërteta është një, por ne jemi shumë”. I ndrittë shpirti atje ku prehet !…Sepse po u kafshuan sadopak faktet, dëgjo mua, ka dava Janina. Edhe argumentet do të shfaqen cyryke, sic po ndodh tani me ndonjë shpirtlig që kërkon qiqra në hell për ta kthyer Kampin e Punës në muze si “Aushvici shqiptar”(?) O Tempora, o Mores ! Duke ecur sipas avazit kapitalist : Nuk ka kala që nuk marrin…Paratë ! Mjafton që të vilen e milen sa më shumë donacione e fondacione “europiane”, pa le të shkelen qorrazi krenaria e dinjiteti, zakonet e traditat e cmuara të një krahine lavdimbuluar në histori. Dhe “harrojnë” se janë ende gjallë mjaft dëshmitarë okularë dhe pasardhësit e tyre në Tepelenë e gjetkë. E, sic thoshte me të drejtë Dragua,”janë të rrallë ata që e kanë hequr në kurriz ose që e kanë parë me sy”. Prandaj flasin e shkruajnë qesimce dhe pa e lëshuar nga dora flamurin e dalë boje të luftës kundër komunizmit. Ndërsa Ura historike e Bëncës (pak hapa larg Kampit), që ty të ka shoqëruar dhimbshëm brenda e jashtë Shqipërisë, ka disa muaj që ne na duket se vuan e rënkon. Sikur po i dhembin brinjët. Ore babam, mos e harro kurrë ti dhe kolegët e tu : Te kjo Urë e te ky lumë i vogël që derdhet në Vjosë, shpërtheu qëndresa e parë punëtore Antifashiste kundër okupatorit Italian dhe qeverisë kuislinge, në 10 maj 1939! Nuk e dimë ende shkakun a sebepin se përse është lënë më tepër në hije, si në monizëm dhe në pluralizëm. Veçse po e theksoj (shfleto Historinë e LANC ose Fjalorin Enciklopedik), është i pari shpërthim i vegjëlisë punëtore Antifashiste pas 7 Prillit të zi…

Ripublikimi i shënimeve të mësipërme nuk më pengoi për pasthënien a refleksionin e detyruar, si tepelenas e gazetar profesionist mbi 40 vjet me radhë. Nuk jam lodhur kurrë së shkruari sidomos për Luftën e shenjtë Antifashiste Nacionalclirimtare, për lule djemtë dhe vajzat e nënave që ranë në lule të rinisë për një Botë të Re, për një Shqipëri pa pushtues e kuislingë. Ata ishin dhe mbetën demokratët më të mëdhenj mëmëdhetarë. Por në Tepelenën tonë, unë dhe brezi im mësuam të respektojmë edhe pinjollët me njolla të pamerituara nga “lufta e klasave” që hapte pabesisht e padrejtësisht plagë të reja që dhembin sot e kësaj dite. Fjala vjen, nuk gjen dot asnjë episod ku populli i atij qyteti të ketë fyer a poshtëruar qoftë edhe një banor nga kampi i internimit. Përkundrazi. Sikur vetëm ajo fotoja me nxënës e mësues, botuar e ribotuar në “Dita”, mendoj se flet sa për disa faqe gazetash. Po kështu gramatura e bukës pas Clirimit të vendit dhe ish kazermat italiane, që i linin prapa racionet e barakat brinjëdala në qytet. Dhe cuditërisht sot shkumëzojnë më tepër ata që sistemi i djeshëm i përkëdheli jo pak ! Kurrsesi nuk dëshiroj të hyj nëpër gjirizet ekstreme polit(h)ike të këtij debati të stisur e bitisur si mos më keq “nga disa tipa të dështuar si antikomunistë, që nuk dinë si t’i bien në sy ldershipit të opozitës”. Dhe sinqerisht, unë e respektoj persekutimin e vuajtjen 3-4 vjecare të atyre njerëzve të pafajshëm dhe aspak të afërmit që u shërbyen drejtpërdrejt pushtuesve e kuislingëve faqezinj. Përshembull, babait tonë nazistët gjermanë i masakruan e pushkatuan të atin (emrin e tij mbaj unë sot), atje, te Buza e Savës mu përballë varrezave italo-greke. I dogjën e shkrumbuan shtëpinë; i rrëmbyen e therën bagëtinë deri te kau i vetëm i parmendës… Ose gjer në pragvitet ’70, në zemër të qytetit të vogël me histori të madhe, mbijetoi edhe një barakë me dërrasa e cati katramaje mbështetur te muri i shtëpisë së Kahreman Shehut. Babai im ishte komunist i vjetër, financier i thjeshtë e i ndershëm si ai ( Të ish gjallë Kleanthi Koci, një nga yjet e të Drejtës Civile, me siguri sot do të rrëfente dicka edhe për atë barakën e shumënjohur që na shpëtoi babanë nga burgu i monizmit, por edhe ne fëmijët nga padituria e shkollimi me aq sakrifica e mundime). Mbi atë barakë sot lartësohet një nga pallatet më të fisme të qytetit. Historia me juristin e shquar zagorit që ende akuzon shtetin rrumpallë nga varrezat e Sharrës, ndoshta meriton një shkrim të vecantë…

Një shembull i rrallë modestie, ndershmërie, idealizmi e dinjiteti sipëror : Babai ynë nuk kërkoi kurrë asnjë lloj dëmshpërblimi në jetën e tij. As për arrestimet e torturat fashisto-kuislinge te Ura e Bëncës e te fusha e Peshtanit. As për burgosjen në qelitë e tmerrshme të Kalasë së Gjirokastrës. As për gjyqet politike të regjimit. As për kohën e internimit në një gurore zezonë në Shëngjin të Lezhës. As si luftëtar e veteran i orëve të para kur doli në pension. Asnjë dekoratë nuk kërkoi dhe as ia dhanë ndonjëherë kur ishte gjallë. Po për babanë e vet që ia pushkatuan e masakruan mizorisht dhe e flakën në greminë me urrejtje të madhe, të vetmin burrë peshtanak që e përcolli Operacionin famëkeq të Dimrit (1943-1944) me gjakun dhe jetën e tij atdhetare? Nuk kërkoi kurrë asnjë lloj dëmshpërblimi moral a material (përjashto ca bashkëfshatrë që shkruanin e propozonin në rreth e në qendër dhe nuk morën dot përgjigje nëpër vite!). Mirëpo as ne fëmijët e nipat e tyre nuk kërkuam asgjë si trashëgimtarë, as në monizëm e as tani në ekonominë e tregut…Dhe prapë babai besonte shumë e dyshonte fare pak te pushteti që i kishte falur gjithcka familjarisht. As për babanë e gjyshit të pushkatuar që u flijua për kufijtë dhe kullotat e fshatit, duke iu prerë koka nga dora e zezë e kullave të bejlerëve të Këlcyrës. Peshtanakët e ruajtën kafkën e tij në një sepete te Kisha e Shën Thanasit deri në 1967, si simbol nderi e krenarie për cdo banor.

E megjithatë, ajo ara e përgjakur mbi Bathishtë ku qeni i stanit nuk lëvizi asnjë sekondë nga trupi i të zotit mbi 48 orë, sot e kësa dite thirret Ara e Kara Mërtirit…Nuk mbaj mend asnjë lloj përkujtimi e veprimtarie zyrtare etj. Por mbi 4 vjet më parë, vajzat dhe djemtë levendë të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, babait i dhanë njëzëri titullin e lartë “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).

Por Ura historike e Bëncës, mendoj se nuk duhet të më dhembë vetëm mua. Pata fat që njoha nga afër qindra ish partizanë veteranë nga Jugu në Veri. Ajo protesta punëtore antifashiste, në fund të fundit, ishte një nga preludet e Luftës ANC. Nuk ishte një prelud i  rëndomtë për piano e as prelud simfonie. Ishte prelud Lirie kundër pushtuesve e kuislingëve të armatosur gjer në dhëmbë. Ishin orët e para të regjimit të zi, kur edhe vetë Flamuri Kombëtar po rënkonte thellë. 23 Gushti, nuk e hapi gojën për atë ngjarje të shënuar që i bën nder historisë së vendit tonë, e që gurgullon përjetësisht bashkë me lumin e krojet e Labërisë. Atje, pak hapa larg nga ai kamp Internimi ! “…Ndër grevat e protestat më të rëndësishme gjatë pushtimit Italian ka qenë ajo e punëtorëve që ndërtonin Urën e Bëncës në Tepelenë”, theksohet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave. Fjala është për të respektuar edhe më shumë historinë e vërtetë të Tepelenës, jo politizimet shterpa. Sepse bijat dhe bijtë e kësaj krahine prushndezur në monizëm e në pluralizëm, nuk janë “canakë me dhallë” në duart e manipulatorëve të cdo kallëpi. “Anti-tepelenasit” e sotëm në fakt nuk janë as anti nazistofashistë dhe as antikomunistë të vërtetë. Pykat e tyre të ndryshkura nuk e cajnë e përcajnë dot atë trevë të lidhur aq fort me veten dhe të tjerët brenda e jashtë Shqipërizës sonë. Mbi të gjitha i lidhin luftrat për Pavarësi, Liri e Drejtësi shoqërore dhe aspak shërbëtorët e pacipë të okupatorëve e të qeverive kuislinge. Popullin e saj nuk e fyen dot askush dhe as ia rivrasin dot të rënët e kthyer në yje të pashuar Labërie e Shqipërie në breza. Dhe ashtu në bronz flasin shumë. Sepse “Nëse heroin e prek tek rri/ bronzi rikthehet prapë Njeri”…

Në 23 Gusht, kur po kalonin me fuoristrada te ajo Urë, shpresuam se mund të ndalnin pak hapat edhe Presidenti i Republikës; Ministresha e Kulturës; Kryetarja e AIDSSH-së; kryetarja e Bashkisë së Shkodrës apo përfaqësues të trupit Diplomatik. E pse jo, edhe vetë Simon Miraka që dha mesazhe qytetare e atdhetare. Ashtu siç bënë kohë më parë Rustem Peçi e Odhise Porodini në emër të Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ. Përndryshe, populli i mencur i atij qyteti, do të mungojë përsëri në tubimet e tjera zyrtare! Shkurt, që betimet e nderimet para martirëve të vërtetë të Lirisë e Demokracisë të mos mbeten si tollumbace në 5 Maj. Se fjalët i merr era e famshme e Tepelenës, por veprimet publike mbeten.

September 2, 2018 18:42
Komento

22 Komente

  1. info analitike September 2, 19:04

    Po mire more shoke u be e n-ta perpjekje me carcafe tymues ketu tek Dita per te mbuluar njollen e krimeve te Kampit te Tepelenes. Keto justifikimet tuaja Arendt do ti quante pasqyrimin me te mire te banalitetit te se keqes.
    Nese kishe nevoje te takoje Simon Miraken a te tjere te persekutuarata i gjen shume kollaj e nuk besoj se i kane mohuar nje takim apo bisede ndokujt. Nuk jane si te seres tuaj keta njerez te vuajtur se po te ishin te tille do tu kishin mbyllur ne te njejtin kamp internimi qe te provonit nen lekuren tuaj se cfare dmth perpara se te brockollisnit keshtu pa dogane me me ne cinizem qe tregon mungese totale te njenjave me elementare njerezore. Jo me kot u zgjidhte nga keto zona kumandari juve sepse ishit nga me katilat.

    Reply to this comment
    • Feniks September 2, 21:38

      Propagande e ndyre antishqiptare po behet nga kelyshet e bashkepuntoreve me pushtuesit,sepse keshtu mendojne te lajne tradhetine e para ardhesve te tyre!
      Po qahen se ne 49-55 u paskan vdekur femijet,por harrojne se ato vite ishin vite te skamjes se nje shteti te shkaterruar nga lufta,se Shqiperise nuk i ndihmoi fare plani Marshall si gjithe Europa.
      Kam jetuar ne veri per 20 vjet dhe jam deshmitar i gjithe punes heroike qe beme ne jugoret bashke me patriotet e ndershem te veriut per luften kunder anslfabetizmit,zakoneve prapanike,respektin dhe dinjitetin e femres qe trajtohej si kafshe nga burrat,kunder gjakmarrjes dhe luften kunder bandave diversante!
      Familjaret e diversanteve u internuan edhe per ate qe kriminelet e tyre te mos gjenin strehe tek njerezit e tyre per te vrare sa me shume njerez te pa fajshem!
      Ishte nje zgjidhje e drejte internimi i tyre!
      Sa per vuajtjet,te mos qahen fare se nuk shkuan atje si heronj por di familjare te krimineleve te tyre.
      Se mos populli jetonte me mire atehere.
      Te gjithe me triska ishim.
      Ndersa keto 28 vjet keta veriore ta qepin gojen se i gjithe veriu po jeton terrorin e gjskmarrjes dhe njerezit jetojne si neper shpella,pa ushwime,pa drita,uje,shkolle,lojrs per femijet,pa asnje srgetim etj.
      Kush i ka numeruar sa femije kane vdekur nga ngujimi keto 28 vjet qe na cajne koken me kampin e Tepelenes,qe ne krahasim me ngujimin nga gjakmarrja sot ne demokracine kapitaliste ka qene kamp pushimi!
      Boll me propagande zoterinj fashiste!

      Reply to this comment
    • Peza September 3, 10:16

      Kush eshte kunder Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare te udhehequr nga PKSH dhe Enver Hoxha,eshte antishqiptar!
      Kjo eshte vija e demarkacionit qe i ndan shqiptaret historikisht!
      Kush eshte kunder kesaj Lufte eshte edhe kunder fuqive te medha pjestare te Koalicionit boteror fitues te L2B,SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS!
      Ndryshe jane fallcifikatore te historise!

      Reply to this comment
      • info analitike September 3, 20:32

        ja me siper dy shembuj tipike se cfare do te thote banaliteti i se keqes. Keta fajit te krimit i kundervene klithmat propagandistike. Keta symbyllazi i kane ndare me vendosmeri shqiptaret ne miq e armiq thjesht ne baze bindjesh partiake te sotme e ne baze perkatesie krahinore. Nuk e dija qe te gjithe heronjte paskan qene tepelenas ndersa keta “verioret” te gjithe armiq. Po mire more qyqare po ata partizane qe luftuan me heroizem e me pas vuajten burgjeve enveriste apo u vrane barbarisht cfare ishin? Miq, armiq, deme kolaterale? Mire jua ben kriepsikoja qe tallet me ju sepse ju ka gjetur tamam budallenj me te cilet ben cfare i do qejfi.

        Reply to this comment
  2. File Turani September 2, 19:20

    Nje shkrim ndryshe, teper i ndjere qe flet me gjuhen e logjikes por edhe te shpirtit. Bravo Dita. Nje autor qe vlereson edhe ata qe vuajten realisht, te persekutuarit, por dhe ata qe u flijuan e kontribuan per Shqiperine. Te treguarit me modesti per babane simbolizon njeriun e mire si ai, qe kurre nuk rrahen gjoksin, por bene ate qe. duhej per vendin dhe popullin.
    Dashuria per Tepelenen dhe tepelenasit, ku u lind dhe u rrit ky gazetar, tingellon e paster e sinqerte. Respekte. te vecanta per ju z. Kristo, per kete monument dashurie qe ke skalitur. Tepelena eshte pikerisht ky monument plot drite, pa hije e pa sajesa.

    Reply to this comment
  3. Feniks September 2, 19:30

    Gjithmone je i nderuar idealisti dhe patrioti i shquar Kristo Mertiri!
    Kurre nuk e shite nderin dhe dinjitetin tend si njeri sic bene shume kolege te tu,qe per te perfituar fitimet nga regjimi i sotem kane hedhur balte ndaj Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,ndaj heronjve dhe deshmoreve te kesaj lufte madheshtore dhe kundet gjakut,djerses dhe sakrificace te panumerta te popullit per rindertimin e vendit pas lufte dhe ngritjen e nje shteti modern!
    Shume pinjolle te atyre qe e molen socializmin,tani i thurin elozhe antikomunizmit qe per Shqiperine rezultoi antikombetar!
    Shembuj te tille jane F.Nano,S.Berisha dhe se fundi E.Rama,qe pasi e baltosi LANC-in si lufte civile,akoma mban shtatoren e tradhetarit te kombit A.Zogollit ne mes te Tiranes!
    I nderuar qofsh per jete,idealisti i vertete Kristo Mertiri!

    Reply to this comment
  4. demo September 2, 19:30

    Nuk dhe fakte,qe Ai Kamp-burg i Tepelenes,per gra,femije dhe pleq te ishte kamp pushimi.Une kam pare ate fotografi me Nane Loken ulur mes dy arkivoleve te vegjel.
    Ai kamp mund te ishte ndertuar ne Lushnje ne Vlore ne Puke.Ju Tepelenasit nuk ju pyeti kush,kur Djajte e kuq e vendosen ne Kazermat e gateshme te Italianeve.Pikerisht pse ishin kazermat e ndertuara dhe nuk kishte shpenzime per ndertim.Pse ju djeg juve Tepelenasve?Pse duhet te fyhen Burrelasit,Spacianet,Qafe-Baresit,pse Diktatura ndertoi burgjet e tmerrshem simbol i dhunes komuniste?Edhe atje jane ndertuar muze,.C`pune kane ketu kercujte e Vjoses,Ura e Ali pashait,revolta e punetoreve?
    Hartime Patetike.

    Reply to this comment
    • Feniks September 2, 21:39

      Propagande e ndyre antishqiptare po behet nga kelyshet e bashkepuntoreve me pushtuesit,sepse keshtu mendojne te lajne tradhetine e para ardhesve te tyre!
      Po qahen se ne 49-55 u paskan vdekur femijet,por harrojne se ato vite ishin vite te skamjes se nje shteti te shkaterruar nga lufta,se Shqiperise nuk i ndihmoi fare plani Marshall si gjithe Europa.
      Kam jetuar ne veri per 20 vjet dhe jam deshmitar i gjithe punes heroike qe beme ne jugoret bashke me patriotet e ndershem te veriut per luften kunder anslfabetizmit,zakoneve prapanike,respektin dhe dinjitetin e femres qe trajtohej si kafshe nga burrat,kunder gjakmarrjes dhe luften kunder bandave diversante!
      Familjaret e diversanteve u internuan edhe per ate qe kriminelet e tyre te mos gjenin strehe tek njerezit e tyre per te vrare sa me shume njerez te pa fajshem!
      Ishte nje zgjidhje e drejte internimi i tyre!
      Sa per vuajtjet,te mos qahen fare se nuk shkuan atje si heronj por di familjare te krimineleve te tyre.
      Se mos populli jetonte me mire atehere.
      Te gjithe me triska ishim.
      Ndersa keto 28 vjet keta veriore ta qepin gojen se i gjithe veriu po jeton terrorin e gjskmarrjes dhe njerezit jetojne si neper shpella,pa ushwime,pa drita,uje,shkolle,lojrs per femijet,pa asnje srgetim etj.
      Kush i ka numeruar sa femije kane vdekur nga ngujimi keto 28 vjet qe na cajne koken me kampin e Tepelenes,qe ne krahasim me ngujimin nga gjakmarrja sot ne demokracine kapitaliste ka qene kamp pushimi!
      Boll me propagande zoterinj fashiste!

      Reply to this comment
    • Peza September 2, 21:57

      Do fakte zotrote qe kampi i Tepelenes ishte kamp pushimi?
      Lexo me poshte faktet!
      Sot,pas 28 vjet demokraci kapitaliste i gjithe veriu i Shqiperise eshte i ngujuar nga gjakmarrja!
      Te gjitha familjet nuk kane asnje burre ne shtepi,se ose kane emigruar nga frika ose ruhen neper shpella si njerez te eger!
      Familjet i mbajne vetem grate,pa asnje ndihme financiare e ushqimore nga shteti,ps asnje ndihme mjekesore,pra njerezit ,me shume femijet semuren e sherohen nga zoti ose vdesin pa i pare njeri!
      Asnje femi nuk shkon ne cerfhe,kopesht apo shkolle,nuk ka me se te argetohet,nuk kane drita,uje ne shtepi,pra as televizor e radio,as libra e revista,nuk shohin filma e sport etj!
      Jetojne si kafshe te vetmuar nga njerezimi dhe te harruar nga shteti e showeris!
      Dhe keta te ngujuarit jane me mijra ne Shqiperi dhe jo ne kohe pas lufte,por ne nje sistem qe akuzon socializmin per krime si te Aushvicit!
      A ka njeri me pak tru ne koke qe t’i hefhe poshte keto fakte krahasuese kokeforta?
      A nuk jetonin te internuarit me mire se te ngujuarit,sot pas 70 vjeteve?
      Boll me propagande kriminale o pjella te armiqve te Shqiperise!
      Edhe ministrja e pa afte e Kultures do bente mire qe Aushvicin shqiptar ts ndertonte ne veriun e sotem,midis mijra familjareve te ngujuar nga gjakmarrja ,qe jetojne di para 1 mije vjeteve,nen heshtjen kriminale te nje shteti kriminal!

      Reply to this comment
  5. Miranda Rela September 2, 19:39

    PER INFO ANALITIKE:
    Jam Miranda Rela dhe me dashamirsi dua tu them, lexoje dhe nje here kete shkrim dhe do te shohesh se gazetari nuk flet “sera juaj”, “sera ime”, qe i respekton vuajtjet e te tjerve kunder atyre qe duan te deformojne te verteten, historine.
    Ky eshte nje shkrim brilant e jo “brockulla pa dogane” sic kerkoni te fyeni ju. Mjaft me mllefe i nderum zotni.

    Reply to this comment
  6. Fatriu September 2, 19:44

    Konsiderate per gazetaret e Dita-s qe na sjellin ese si kjo. Si lexues i rregullt juaji, gjith komplimentet.

    Reply to this comment
  7. Xhemili September 2, 19:54

    Te kripsha trute o Demo ziu,
    qe vete nga fryn veriu.
    O lumadh qe ben si trim,
    Faktet i ke ne shkrim.
    Me dukesh si zonje me kone,
    futja nje dore makarone.

    Reply to this comment
  8. Thanasi qe ta plasi September 2, 20:32

    Te lumte pena o Kristo. Ku ke qene gjithe kete kohe. Na e bene kampin e Tepelenes Ausvic. Po mire more shoke po me rregull treshi si i bie te kene qene burgu i Burrelit dhe i Spacit? Apo mos doni te thoni se kampi i Tepelenes ka qene me i keq se keta te dy? Epo athere i bie qe ne Burrel dhe Spaç nuk paskan vuajtur por paskan bere qejf. Te shfaqesh kampin e Tepelnes si Aushvic do te thote qe te mohosh vuajtjet e te burgosurve ne Burrel dhe Spaç

    Reply to this comment
  9. Nan Lokja September 2, 20:49

    Ah more Demo, asaj nan lokes i kan vdekur shume me teper Para atij clirimi dhe Po i vdesin sot pas “clrimit” nga komunizmit akoma me teper.
    Non lokja prej mirdite apo bjeshkve te nemuna, apo prej kudo prej veriut, cfare lufte eshte bere per te ulur vdekshmerine foshnjore ne Ato zona nga regjimi i Enver Hoxhes.
    Non lokja qe e internume, Po Ato bijte e atyre ISH partizaneve Apo familjeve te tyre qe mbasi studjune 5-6 vjet mjekesi, ai regjimin i emeroi ne Ato zona te largta ku te Hänte ariu , ku njerezit ishin ndoshta bujare Po te eger, te prapambetur sa me Ska, qe rronin akoma me Kanu, ku Grate NUK kishin asnje vlere, ku behej (sic behet perseri ne dhimokraci) nje diferencim i jashtezakonshem ne femijet djem e ne femijet vajza.
    ATA mjeket NUK ishin te internume? qe iken nga vlora e tepelena e permeti e gjirokastra, dhe popullun zonat e kesaj Nene lokes, dhe U sherbyen me Heroizem, e vetmohim e perkushtim, Ju cuan drite, emancipim, mesim, ne Ato kushte te keqia klimaterike, banimit jetese (ndoshta dhe te kercenuar nga kanuni e prej diversanteve te komitetit te maleve

    Shko pyet sot ne Ato trevat e origjines se nan lokes, ku dalin Kur Kane nevoj per mjeket, me cfare mjekohen, ku Ju lindin Grate bebet, ne shtepi, Haur apo ne shtepine e nenes si ne kohen e Enverit.

    Non lokes i paskam vdek dy femije, gjysheve te mia U kan vdek njeres 4 e tjetres 3 ne ate Kohe (dhe bile njera ISH qytetare)
    A flet per shqypnine o burre, ku burri mezi arrinte te 39 vjecet e U qujte plak.

    Shih tani sa vdesin o Demo.

    Reply to this comment
  10. demo September 2, 23:26

    Ashkosun Isuf Arapi
    C`te erdhka ndore kasapi!

    Reply to this comment
  11. Rina September 3, 00:07

    Nje reportazh i deshirum, pa impact politik.

    Reply to this comment
  12. Aleksander Thana September 3, 05:16

    Urrejtja patologjike per kater vjet lufte clirimtare dhe 45 vjet shtet shqiptar, nuk mund te vleresohet e gjykohet nga verberia e urrejtjes qe lancohet nga gjithfare lakenjsh te koheve te shkuara e pinjolleve te tyre qe sot kane marre rrevansh e pellasin mbi rrenojat e shkaterrimit berishian e serbo- grek; por se , Dita do te vije qe “guri I rende te bjere ne vend te vet” perseri dhe kjo Jo per karshillek, por se eshte historia e vertete e shqiptareve we do te dale ne drite perseri.

    Reply to this comment
  13. Arben September 3, 06:30

    Litari sigurimit te shtetit.

    Keshtu behet shqiperia.

    Reply to this comment
  14. Myfiti September 3, 08:45

    Jam i nje mendje me ty Thanas.

    Reply to this comment
  15. demo September 3, 11:19

    Ne kampin e Tepelenes nga viti 1949 deri ne 1954,jane internuar me dhune 5000(mije)femije,gra dhe pleq.300 femije vdiqen nga keqtrajtimi,ETJA,uria,semundjet.
    Tepelena ishte kamp cfarosje per familjet Malesore te Veriut,por edhe nga zona te tjera te Shqiperise.
    Historiani i Arkivava komuniste z.Dervishi jep qarte te dhena te sakta nga vete xhelatet qe e ndertuan dhe shfrytezuan ate Golgothe njerezore..z.Mertiri me mjaft Pathos shkruan per heroizmat e familjes se tij,per revolten e pare antiitaliane ne uren e Bences,per deshmorin e pare qe eshte gjyshi i tij dhe nuk eshte shenuar ne Histori nga regjimi i komunisteve.Poor nuk thote gje per burgun kamp te Tepelenes.Xhaxhai im ka qene mesues ne ato zona dhe tregon histori rrenqethese per trajtimin e femijeve dhe grave ne ate kamp..Pertej letrarizmave diletanteske,VULEN E FUNDIT PER TMERRET E KAMPIT TE CFAROSJES TE FEMIJEVE DHE GRAVE NE TEPELENE,E VENE FAKTET.DHE FAKTET JANE NE ARSHIVA FAKTET JANE VARRET E 300 FEMIJEVE,ENGJEJVE TE PAFAJSHEM.
    Ju reagoni sikur mbi Tepelenen rendon nje faj kolektiv.
    Eshte e vertete qe shume xhelate birucash ishin nga ajo zone,por kjo nuk pergjitheson gjithe banoret e zones.

    Reply to this comment
  16. Xhemili September 3, 16:35

    DEMOS nga Xhemil Beduni prej Mallakastre:

    Ti qe fshihe pas “Demos” neperke guri
    Nxirre koken tamam nga ajo vere muri
    Qe vetem helm te buron nga goja
    Me gjuhe te Historianit, Demua gjoja.
    I mjeri Demo i mjeri
    Vine qente e te permjerin.

    Reply to this comment
  17. Guri Naimit D September 4, 16:29

    Iziu “demo” qe me beri ti kendoj kengen”Demua rrinte kapardisur-o..o ! Po ai te pakten ishte “DEMO”njeri.

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*