Tepelenasit i japin fjalën Veliajt për prishje vullnetare të ndërtesave pa leje te “Astiri”

December 6, 2018 13:18

Tepelenasit i japin fjalën Veliajt për prishje vullnetare të ndërtesave pa leje te “Astiri”

 

Pak ditë më parë, pasi shtrëngoi dorën e bashkëpunimit me komunitetin tropojan, kuksian dhe dibran te “Astiri”, të cilët i dhanë fjalën kryebashkiakut Veliaj se do të prishnin vetë ndërtimet pa leje në atë zonë e më pas e bënë realitet, kreu i Bashkisë së Tiranës mori sot edhe dakordësinë e komunitetit nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, për vijimin e projektit të Unazës së Madhe.

Gjatë një takimi informal që pati me ta mëngjesin e sotëm, kryesisht banorë të ardhur nga zonat jugore të vendit, si Skrapari, Tepelena apo Korça, Veliaj gjeti mirëkuptimin e tyre për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe.

Ashtu si edhe Ukë Çelkolaj nga Tropoja, edhe Servet Merko nga Tepelena i dha fjalën kryebashkiakut dhe u shpreh i gatshëm që të lirojë ndërtesat e tij pa leje te “Astiri”, për t’i krijuar mundësi më pas mjeteve të IMT-së që të vazhdojnë me prishjet. “Kemi një muaj që e kemi boshatisur, e kam larguar qeraxhiun. Jemi për zhvillimin, është diçka që i shërben gjithë qytetit”, tha Servet Merko në krah të Veliajt.

Veliaj falenderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe që kanë pranuar që t’i hapin rrugë projektit për transformimin e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, në një rrugë që jo vetëm do sjellë zhvillimin e zones, por edhe do të çlirojë trafikun e makinave, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë miqtë, si ata nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra që gjetën gjuhën me bashkinë për të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça të interesohen për familjet dhe për zhvillimin e tyre”, tha Veliaj.

l.h/ dita

December 6, 2018 13:18
Komento

5 Komente

  1. anticensurë25642654 December 6, 13:48

    “Tepelenasit i japin fjalën Veliajt ..”
    uau uau!!
    po të thoshin se është një film do të isha kënaqur shumë,dhe do të shkoja për ta parë!kushdo që të ishin aktorët e regjizori,çfardo lloj loje artistike të kishte qënë,do të na jepte të dhëna për jetën e shqiptarëve në mesjetë!!
    por për fat të keq është një mesjetë e shekullit të 21!!
    për më keq jepet si një fitore e “demokracisë” shqiptare!!
    për të vënë duart në kokë me këtë shtet që funksionon me “Gjatë një takimi informal që pati me ta mëngjesin e sotëm,”takime informale!me premtime informale e me pagesa informale!!
    dhe ne themi përse funksionon korrupsioni?!
    dhe ne themi se ku shkojnë taksat tona?!
    dhe ne themi përse na burgosin për mospagesën e rrymës elektrike dhe askush nuk i burgos që pasi kanë vjedhur me duar e me këmbë,paratë e vjedhura nga rryma elektirke!?
    skanë faj të shkretët,po bëjnë gjithçka për mirqënjen e popullit!!

    Reply to this comment
  2. Syrja Qarri December 6, 14:40

    Tepelenasit per partine jo vetem shtepite por japin edhe grate edhe bythen po te jete nevoja.

    Reply to this comment
  3. Aty December 6, 19:06

    Po PSE me bashkebisedime do behet shteti.Shteti eshte dhume dhe vetem dhune e pakices kUnder shumices ndryshe nuk mund te quhet shtet por anarshi.vendosni shenjen ku do kaloj rruga ,njoftoni ATA qe preken,leri afat kohor per shperngulje dhe mbas kesaj date futi ruspen.Nuk ka nevoje per bisedime e bashkebisedime per te ndertuar nje veper publike ndryshe nuk ka per tu bere asnje.Mjafton vetem njoftimi dhe koha ne dispozicion per tu shperngulur,ndryshe asnje veper nuk ka per tu bere.

    Reply to this comment
  4. erion December 6, 21:31

    Bravo lali Eri
    Jo Vetem rane dakort qe ti hedhesh ne rruge, por do ti prishin vete shtepiat.
    Normal, Kur je aq I zoti Te pasurohesh duke shitur fiq, ca Jane per ty disa hallexhinj tju shesesh sapunin per djathe

    Reply to this comment
  5. Epiriot me Shpirt e me Zemer December 6, 22:05

    Epiriotet Arberore e e duan shtetin e tyre edhe nuk e marrin pushken edhe uren e zjarrit ti bien shtetit te tyre.Jane vendalinj ne kete toke e jo ardhacake si turkosllaviket.Ky eshte ndryshimi mes Arberoreve edhe Turkosllaveve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*