Tepelenë, gjahtari vret aksidentalisht shokun

Redaksia Online December 2, 2012 10:37

Tepelenë, gjahtari vret aksidentalisht shokun

Një vrasje aksidentale është shënuar në fshatin Martalloz të Tepelenës. Sipas informacioneve, një gjahtar ka vrarë aksidentalisht shokun e tij, Arben Bala.

Mësohet se katër shokë, gjahtarë, nga Patosi, kanë qenë duke gjuajtur në një mal. Në momentin që ata janë vënë në ndjekje të një ujku, njëri prej tyre, pikërisht Hajri Muço, 46 vjeç, ka qëlluar me çifte por ka vrarë aksidentalisht shokun e tij, Arben Bala.

Policia ka verifikuar faktet dhe ka këqyrur vendin e ngjarjes, duke dalë në konkluzionin se vrasja ka qenë aksidentale. Mësohet se autori i ngjarjes është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerët janë lënë të lirë.

 

Redaksia Online December 2, 2012 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*