Tepelenë, vetëvaret në ambjentet e burgut një punonjës civil i burgut

Redaksia Online June 13, 2013 16:25

Tepelenë, vetëvaret në ambjentet e burgut një punonjës civil i burgut

Një punonjës i burgut të Bencës në Tepelenë i ka dhënë fund jetës brenda ambjenteve të këtij burgu. Viktima eshte 48 vjecari, Bajram Sela, punonjës civil i këtij burgu. Viktima punonte si kaldaist dhe mirëmbajtës dhe është vetëvarur me litar pranë vendit të tij të punës rreth mesditës së sotme.

Ekspertiza e parë mjeko-ligjore dëshmon se viktima nuk ka patur shenja dhune, ndërsa shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qënë depresioni momental, pasi 48-vjeçari Sela sipas kolegëve të tij kurrë nuk ka patur apo shfaqur probleme.

Redaksia Online June 13, 2013 16:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*